Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në mëngjesin e sotëm fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë paraqitet relativisht i qetë, me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.
Pritje për të hyrë nga Jarinje dhe në Merdarë për në Kosovë po bëjnë udhëtarët e këtyre dy pikave kufitare, ata presin nga 10 deri në 20 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara nga QMKM-së në orën 07:17, automjetet dhe kamionët, në pikat tjera, po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Nuk janë raportuar kolona në asnjërën prej pikave kufitare, përfshirë pikat më të frekuentuara si Merdarë, Dheu i Bardhë, Jarinje e Vërmicë, ku shpeshherë në sezonin veror shënohen pritje e kolona të gjata.