katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ismaili : Kosova drejt integrimit në SEPA
    15 hours ago
    Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?
    15 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”
    17 hours ago
    Shoqëria civile kërkon ndërmjetësim nga Osmani për buxhetin dhe Planin e Rritjes
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
    11 hours ago
    Qendra Rajonale e Ekselencës shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të OKB-së
    18 hours ago
    Teknologjia e re që zbulon flakën, mbron shtëpitë dhe ul sigurimin
    22 hours ago
    Anna Krasniqi triumfon në Itali, fiton dy çmimet kryesore “Grand Prix” dhe “Jimmy Fontana” 
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jon Bon Jovi: Historia ime ende po shkruhet
    18 hours ago
    Leonardo DiCaprio rikthehet me filmin “One Battle After Another”
    19 hours ago
    Julia Roberts feston sot ditëlindjen
    22 hours ago
    Luan Mulliqi – doajeni i skulpturës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    7 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    19 hours ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    7 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Instalacioni më i madh në botë “Skyspace” hapet në Evropë – po aq i madh sa Pantheoni i Romës
    17 hours ago
    Pse holandezët po përqafojnë jetesën në shtëpi lundruese?
    21 hours ago
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    2 days ago
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bie numri i infermierëve që kërkojnë vërtetim për largim jashtë shtetit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Bie numri i infermierëve që kërkojnë vërtetim për largim jashtë shtetit

Last updated: 06/01/2025 11:37 AM
77 Shikime
Shpërndaje
Foto: Nurse.org

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, ka thënë për Ekonomia Online se ka rënë numri i infermierëve që kërkojnë licenca të paplastifikuara dhe vërtetim të Kodit Etik që u shërben për largim jashtë vendit.

E arsye për largim nga shteti janë pagat e ulëta, mospagesa e vikendeve e ngarkesat e mëdha në punë.

Gori ka thënë se gjatë vitit 2024, 383 infermierë kanë kërkuar licencë të paplastifikuar, ndërsa 119 të tjerë kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik. Kjo rënie sipas saj ka të bëjë me liberalizimin e vizave, pasi infermierët po i përfundojnë drejtpërdrejt procedurat me punëdhënësin, shkruan Ekonomia Online.

Mundesh me e lexu edhe…

“Kërkesat prej liberalizimit të vizave tashmë ka rënie. Sigurisht që tash nuk po ju nevojitet për të bërë terminë në ambasada apo edhe përmes agjencive, tashmë profesionistët shëndetësor kanë mundësi për ta bërë drejtpërdrejtë me punëdhënësin, kështu që këtë vit licenca të paplastifikuara kanë kërkuar gjithsej 383 infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor, kurse Kodin Etik kanë kërkuar 119 infermierë. Vlen të theksohet se krahasuar me vitin e kaluar, numri është dukshëm më i vogël, arsyet janë siç i ceka sepse tashmë nuk kanë nevojë me i prit terminët. Çka unë konsideroj është se numri është shumë i madh se sa ky që e kemi ne tashmë të protokolluar”, ka thënë Gori, teksa shton se numri i infermierëve të larguar nuk është i saktë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Po tashmë infermierët shkojnë i bëjnë kontaktet, i bëjnë marrëveshjen me punëdhënësin e kthehen dhe e mësojnë e më pastaj kur ta fillojnë punën iu nevojitet licenca e paplastifikuar dhe vërtetimi i kodit etik, sigurisht që kjo merr kohë”, ka deklaruar Gori.

Këtë dukuri, kryetarja e OIK-ut e sheh shqetësuese, andaj kërkon veprime nga ana e institucioneve, pasi shtetet evropiane kanë filluar t’i lehtësojnë procedurat për rekrutimin e punëtorëve shëndetësor.  

“Natyrisht që është shqetësuese, unë shpesh e them se vendet e rajonit po na e marrin produktin e gatshëm. Ne duke u nisur si familje, po i rrisim, po i shkollojmë e po e përgatitim për treg dhe të gatshëm po e marrin të tjerët, kështu që është mjaft shqetësuese duke marrë parasysh që ne jemi prej vendeve me një rini më të pastër dhe me moshë më të re, viteve të fundit jo vetëm profesionistët e infermierisë por edhe profesionistë tjerë kanë ndërruar profesionin për arsye se vendet e rajonit i kanë lehtësuar jashtëzakonisht masat për të filluar punën. Andaj jo vetëm që është shqetësuese por duhet të merren masa edhe si shtet duhemi të punojmë më shumë e me i motivua të rinjtë tanë që punën edhe përkushtimin ta bëjmë për vendin tonë”, u shpreh Gori.

Ankesat që më së shumti kanë pranuar në institucionet që e udhëheq Gori, janë pagat e ulëta, mospagesa e vikendeve e ngarkesat e mëdha në punë.

“Tashmë veçse janë të njohura të gjitha kërkesat apo ankesat e infermierëve. Sigurisht që pagat me ligjin e pagave janë ranguar jo kënaqshëm, ngarkesat e mëdha në punë, përveç asaj kujdestaritë edhe vikendet që infermierët nuk paguhen ditëve të vikendit. Ka kërkesa dhe ankesa jashtëzakonisht të shumta, po ankesat nuk janë vetëm infermierët e Kosovës. T’u them të drejtën, me pjesëmarrjen në forume kam parë që problematikat e infermierëve në të gjithë Evropën pak a shumë janë të njëjta, përveç që vlen të theksohet që në Evropë nuk e lëshojnë vendin, por e ndërrojnë profesionin, kështu që me ndërrimin e profesionit të tyre, po u jepet mundësi të rinjve tanë që të kenë mundësi të qasen në institucionet shëndetësore kudo nëpër Evropë”, ka thënë Gori. /Ekonomiaonline /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:infermierejashtKosovelajmelargimMjekesipunatop4vertetim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Artikulli i ardhshëm Kush ishte Louis Braille, adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Ismaili : Kosova drejt integrimit në SEPA

15 Shikime
LajmeLife Style

Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?

31 Shikime
Lajme

Kosova përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar “The Istanbul Dream”

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?