katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    19 minutes ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    25 minutes ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    1 hour ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    8 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    8 minutes ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    1 hour ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    6 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    3 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    2 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bing Crosby afirmoi dhe përjetësoi këngët për Krishtlindje
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Bing Crosby afirmoi dhe përjetësoi këngët për Krishtlindje

Last updated: 01/12/2024 9:36 AM
198 Shikime
Shpërndaje
Bing Crosby dhe Marjorie Reynolds performojnë "White Christmas" në Holiday Inn. Nga Bing Crosby: Swinging on a Star, nga Gary Giddins. (HLC Properties Ltd. / Little, Brown)

Edhe pse qendrat dhe dyqanet mund të kenë vendosur dekorime dhe asortimente për Krishtlindje menjëherë pas Halloween, fryma e Krishtlindjeve nuk arrin vërtet deri në javën e Falenderimeve dhe fryma e saj nuk ndihet derisa të fillojë muzika festive me tema Krishtlindjesh.

Duke iu afruar festave të Krishtlindjeve, gjithnjë e më shumë dyqane, stacione radio, shfaqje televizive, platforma në Spotify, iTunes gradualisht fillojnë të shënojnë atmosferën me muzikën e Krishtlindjes.

Në gjithë këtë komercializëm, fryma festive e Krishtlindjeve siç e përjetojmë sot, manifestohet kryesisht nga muzika që dëgjojmë, jo ajo e një sezone, por ajo që i ka mbijetuar kohës, ka tejkaluar kufijtë kulturorë dhe fetarë.

Mundesh me e lexu edhe…

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Të tilla janë këngët e Bing Crosby. Thjesht gjithçka “fillon të tingëllojë si Krishtlindje” kur dëgjohet zëri i Bing Crosby, është një parafrazë e vjetër nga një këngë e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se Crosby ishte një nga shpikësit e artit të të kënduarit të popullarizuar.

Crosby ishte një nga këngëtarët e parë që shfrytëzoi intimitetin e mikrofonit në vend të stilit të zhurmshëm dhe të mprehtë të vodevilit, ai ishte, sipas përkufizimit të tij, një “frazues”, një këngëtar që i kushtoi rëndësi të barabartë tekstit dhe muzikës.

Ai gjithashtu ishte pionier i teknologjisë së mbajtjes së mikrofonit në mënyrë që këngëtari të mos duhej të lidhej me pultin. Pavarësisht këtyre arritjeve që ndryshuan në mënyrë sizmike tingullin e muzikës amerikane dhe më gjerësisht, Crosby shpesh anashkalohet, me një profil më të ulët se legjendat e tjera si Frank Sinatra, Dean Martin apo Elvis Presley.

Megjithatë, e vetmja kohë e vitit kur Crosby merr gjithë vëmendjen që meriton është mes nëntorit dhe janarit. Nëse një këngëtar mishëron tingujt e Krishtlindjeve, ai është Bing Crosby.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Incizimi i parë i Krishtlindjes i Crosby ishte “Silent Night” (Natë e heshtur) në 1935, gjermanisht: “Stille Nacht, heilige Nacht”), i kompozuar në 1818 nga Franz Xaver Gruber për tekstet e Joseph Mohr në Salzburg, Austri. Kënga është shpallur një trashëgimi kulturore jomateriale nga UNESCO.

Që atëherë e tutje ai vazhdoi të popullarizonte këngët e Krishtlindjeve deri në vitin 1977, viti i vdekjes së tij, kur ai dhe David Bowie u bashkuan për duetin tyre tani legjendar të “The Little Drummer Boy – Peace on Earth”(“Djali i vogël baterist – Paqe në tokë”). Ndërkohë ai këndoi “White Christmas” nga Irving Berlin që ngjall një frymë të modës së vjetër të Krishtlindjeve.

Në ditën e Krishtlindjes, 1941, vetëm 18 ditë pas sulmit në Pearl Harbor, Bing Crosby njoftoi se do të këndonte një këngë të re që ka pritur për më shumë se 10 vjet në emisionin radiofonik The Kraft Music Hall. Atë ditë, Crosby këndoi drejtpërdrejt në transmetim “White Christmas”.

E publikuar rreth një prej momenteve më të errëta në historinë e SHBA-së për të hedhur pak dritë rreth festave, “White Christmas”, e shkruar nga Irving Berlin, ngjalli vizione të festave të kaluara dhe nuk ishte aq optimiste.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithëse viti kur u shkrua kënga, nuk dihet, teksti përqendrohej rreth vdekjes së djalit të Irvin Berlinit, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjes në 1928 në moshën vetëm tre javëshe. Çdo vit pas vdekjes së djalit të tij, Berlin, i cili ishte imigrant hebre dhe nuk festonte Krishtlindjet, bashkë me gruan e tij vizitonin varrin e djalit, diçka që mund ta ketë shtyrë atë të shkruante këngën më melankolike të festave.

“Lloji i sekretit të thellë të këngës mund të jetë se Berlin i përgjigjej në një farë mënyre pikëllimit dhe melankolisë së tij për vdekjen e djalit të tij,” thot Jody Rosen, autor i librit “White Christmas -The Story of an American Song”(Historia e një kënge amerikane) në vitin 2007.

Gjatë gjithë viteve, kënga u bë më e popullarizuar dhe e rregullt në listën e Radiove të Forcave të Armatosura amerikane që kalonin Krishtlindjet jashtë shtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë. Gjatë gjithë viteve, kur Crosby vizitonte trupat amerikane në bazat e tyre ata i kërkonin Crosby-t të këndonte “White Christmas” gjë që atë e frustronte.

“Unë hezitoja ta këndoja sepse ajo këngë shkaktonte një mall të tillë nostalgjik mes ushtarëve, saqë trishtohesha edhe unë”, thoshte asokohe Crosby.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Zoti e di, unë nuk shkoja atje për t’i trishtuar ata. Për këtë arsye, disa herë u përpoqa ta shkëputja nga shfaqja, por ushtarët thjesht ulërinin për të. E kam kënduar shumë herë në Evropë për ushtarët tanë, të gjithë do të qanin gjatë interpretimit. Është nostalgjike dhe është disi prekëse, veçanërisht gjatë viteve të luftës”, thoshte ai.

Kënga mori karakter global. Deri më sot “White Christmas” është një nga këngët më të kënduara të të gjitha kohërave, nga Elvis Presley dhe Frank Sinatra te Karen Carpenter, The Supremes, Bette Midler, Darlene Love, Lady Gaga, Michael Buble etj.

Sot kënga konsiderohet klasik i përjetshëm festash.

Tash e tetë dekada që kur Crosby e këndoi për herë të parë, “White Christmas” i ka rezistuar provës së kohës dhe është kënga më e shitur e Krishtlindjeve e të gjitha kohërave. Versioni i kënduar nga Bing Crosby është single më i shitur në botë sa i përket shitjeve të mediave fizike, me shitje të vlerësuara mbi 50 milionë kopje në mbarë botën, dhe kënga më e shitur ndonjëherë, sipas shënimeve të rekordeve botërore të Guinnessit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 1949  Crosby këndon”Here Comes Santa Claus” (Po na vjen Santa Klaus) me Peggy Lee. Ella Fitzgerald i bashkohet për interpretimet e këndshme të “Rudolph the Red-Nosed Reindeer” (Rufolfi me hundë të kuqe) (1952) dhe “Silver Bells”(Këmbanat e argjendëta) (1953), ndërsa Frank Sinatra shfaqet me të si në “Go Tell It On The Mountain” (Shko, thuaje në mal) dhe “We Wish You The Merriest” (Ju urojmë sa më të gëzuara), dhe  ishte një nga këngëtarët e parë që regjistroi këngën “It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas” të Meredith Willson në 1951.

Ai i ftoi më 1943 “Andrews Sisters” tre motrat legjendare për harmonitë vokale për atë që mund të jetë versioni më i famshëm ndonjëherë i “Jingle Bells”.

Është shkruar në 1850 nga James Lord Pierpont, nga Massachusetts. Ajo u botua nën titullin “The One Horse Open Sleigh” (Sajë e hapur me një kalë) më1857. Ishte shkruar për t’u kënduar nga një kor i shkollës të së dielës për Ditën e Falënderimeve, ose si një këngë për pije.

Edhe pse nuk ka lidhje origjinale me Krishtlindjet, ajo me kohë u shoqërua me muzikën e dimrit dhe të Krishtlindjeve. Kënga u regjistrua për herë të parë në 1889 në një cilindër fonik të shkencëtarit Tomas Edison. Ky inçizim, që besohet të jetë incizimi i parë i Krishtlindjeve, humbet, por një regjistrim i vitit 1898, gjithashtu nga Edison Records, mbijeton.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse “Jingle Bells” tani është një nga këngët më kryesore të festave në të nuk përmenden Krishtlindjet apo ndonjë festë tjetër. Disa rrëfime historike raportojnë se melodia u performua për herë të parë për një shërbim të Falënderimeve në kishën e babait ose të vëllait të autorit, por teksti mund të ketë qenë goxha i papërshtatshëm për një audiencë kishtare.

Duke pasur parasysh natyrën rebele të kantautorit, nuk duhet të jetë për t’u habitur që në “Jingle Bells” fillimisht ishin vargjet më pak të njohura që përshkruanin shoqërimin me vajza, garat zvarritëse në dëborë dhe një përplasje me shpejtësi të lartë të sajave dhe një fatkeqësi e tyre që e motivoi autorin të shkruajë tekstin.

Teksti “jetoni sa jeni të rinj” në vargun e fundit të standardit laik vështirë se ka të bëjë me një natë të shenjtë. Bing Crosby me verzionin e tij e bën këngën të pavdekshme për festat e Krishtlindjeve.

Brezi i ri mund ta kujtojë Crosby më së miri nga dueti i tij i vitit 1977 me David Bowie për këngën “Peace On Earth – Little Drummer Boy” – një bashkëpunim që gati se nuk ndodhi. Specialja televizive u realizua pak para vdekjes së Crosby, dhe Bowie-t nuk i pëlqente kënga që duhej ta këndonin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mbikëqyrësit e shfaqjes u kapën nga paniku pasi specialja kishte për qëllim një audiencë më të re.

Disa orë para se Bowie të duhej të dilte para kamerave, një ekip kompozitorësh dhe shkrimtarësh e ripunuan furishëm këngën. Bowie, atëherë 30 vjeç, e pëlqeu versionin e ri të këngës. Bowie gjithashtu ra dakord për duetin sepse nëna e tij ishte një fanse e madhe e Crosby, e nga ana tjetër Crozby kishte respekt të madh për Bowien sepse ishte një kohë kur vinin ndryshimet dramatike në botën e muzikës dhe David Bowie ishte katalizatori i këtyre ndryshimeve.

Të dy, të cilët nuk ishin takuar kurrë, u mblodhën rreth pianos dhe realizuan  “Little Drummer Boy” në një xhirim pa anjë përsëritje. Kënga u regjistrua më 11 Shtator 1977 ndërsa Crosby vdes katër javë më vonë më 14 tetor dhe nuk e mbërrin premierën e speciales e cila mbahet më 27 nëntor të atij viti.

Kënga ka vazhduar të bëhet ndër këngët e preferuar festive, me këngëtarët që përfaqësojnë dy fusha shumë të ndryshme të industrisë muzikore në shekullin e 20-të. Bing Crozby me një katalog të 14 albumeve me këngë festive afirmoi dhe shndërroi në traditë këngët për krishtlindje dhe hapi rrugën për këngëtarët pas tij, Frank Sinatra, Tonny Benett, Dean Martin, Michael Bubble dhe shumë të tjerë vazhduan të kultivojnë kulturën e këngëve festive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sot mënyra se si i ka kënduar Crosby, ato këndohen në katedrale, shkolla dhe manifestime të ndryshme. Crosby është anëtar “Hall of Fame” në divizionin e radios. Në autobiografinë e tij Mos gjuaj, jam unë! (1990), Bob Hope aktor shkrimtar dhe këngëtar, bashkëpunëtor i Crosbyt shkroi: “Nuk mund ta ndezë më radion rreth kohës së Krishtlindjes pa qarë”.

Stadiumi Bing Crosby në Front Royal, Virxhinia, u emërua sipas Crosby për nder të mbledhjes së fondeve dhe kontributeve të tij në para për ndërtimin e tij nga 1948 deri në 1950.Në vitin 2006, ish Teatri Metropolitan i Arteve Performuese në Spokane, Uashington, u riemërua në Teatri Bing Crosby.

Crosby ka tre yje në Hollywood Walk of Fame: për radio, albume dhe filma./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Bing CrosbyDavid Bowiekenge festiveklasikeKrishtlindjemuzikepeopletopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot fillon edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Art Without Limit’
Artikulli i ardhshëm Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë

6 Shikime
People

Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027

12 Shikime
People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

89 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?