katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    19 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    19 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    19 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    18 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    20 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    2 days ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
    5 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    19 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    21 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    3 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    3 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    3 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    4 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    19 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    6 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Birjana Skuqi, vajza që la bankën për t’ju përkushtuar biznesit familjar
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Birjana Skuqi, vajza që la bankën për t’ju përkushtuar biznesit familjar

Last updated: 04/09/2023 9:52 AM
105 Shikime
Shpërndaje
Foto: Zeri i Amerikes
Foto: Zeri i Amerikes

Në Shqipëri mjaft të rinj dhe të reja, kanë zgjedhur të ngrenë biznese të ndryshme duke u bazuar në traditat e së shkuarës. Në fshatin Çetë të qytetit të Kavajës, Birjana Skuqi, një vajzë e re nga ky qytet, braktisi punën në një institucion bankar dhe mes paragjykimeve të shumta vendosi t’i përkushtohet gatimeve tradicionale në biznesin familjar. Ajo po ndjek pasionin e saj në harmoni me atë që ofron me bujari natyra dhe trashëgimia kulturore e zonës.

Në një kodrinë mes ullinjve rreth 200 vjeçar, në periferi të qytetit të Kavajës, Birjana, një vajzë e re, prej 4 vitesh po realizon pasionin e saj për kuzhinën tradicionale. Nuk ishte e lehtë për të, të vinte deri këtu, pasi fillimisht ishte nisur drejt një destinacioni tjetër profesional. Vajza e lindur dhe rritur në Kavajë, e shkolluar në Tiranë për financë bankë, e ushtroi disa vite profesionin e saj në një institucion bankar derisa vendosi ta braktisë dhe t’i bashkohet fillesave të këtij biznesi familjar. Ajo ishte e vendosur për këtë, por jo ata që e rrethonin.

“Vendosa të lë punën në bankë, për t’ju bashkuar biznesit të familjes së bashkëshortit tim. Puna në bankë nuk ishte shumë inkurajuese për mua. U përballa me mentalitetin i cili këtu te ne të lë pas “jo një gocë e shkolluar si do futet në kuzhinë”, apo pjesa e familjes, që kishte investuar për shkollimin, por unë kam vendosur të ndjek dëshirën time. Merrem me pjesën e kuzhinës, me menaxhimin, të gjitha nga pak”- u shpreh për Zërin e Amerikës Birjana Skuqi, menaxhare e Hanit të Çetës, Kavajë.

Mundesh me e lexu edhe…

Bashkë me bashkëshortin Fabio Skuqi, i cili ka studiuar në degën e inxhinierisë informatike, dhe sot është në krah të Birjanës, në kuzhinën e Hanit të Çetës, ajo zgjodhi mes vështirësive të guxojë dhe të ecë para në një rrugë të re, të bukur por dhe krejt të panjohur për të. Ata vijnë nga dy familje kavajase që në këto 30 vite kanë zhvilluar disa biznese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fabiodhe Birjana ndryshe nga ata të rinj që zgjedhin të largohen nga Shqipëria, vendosën të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Tradita familjare e ruajtur dhe e përcjellë nga nënat është baza e gatimeve.

“Janë gatime tradicionale që ne i kemi bërë në shtëpitë tona, byreku me qumësht, kabunia, siç i janë gatuar në qytetin tonë, në familjet tona, siç i gatuante mamaja ime dhe ajo e bashkëshortit tim. Jam fanatike e gatimeve tradicionale”- vijoi rrëfimin Birjana Skuqi menaxhare e Hanit të Çetës, Kavajë.

Të kesh sa më shumë gra rreth vetes, për Birjanën është gjithmonë besim, siguri. Ndaj ajo ka afruar rreth vetes disa zonja të zonës, që i janë bashkuar dhe ndajnë punët së bashku. Vera gjithashtu, është ndeshur me mentalitetin se puna për të në kuzhinë, nuk ishte e duhura për një grua, por e ka sfiduar atë.

“ U përshtatëm shumë me punën, me stafin me të gjithë. E përballuam shumë mirë”- u shpreh Vera Zogolli, punonjëse në Hanin e Çetës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“ Në fillim ishte shumë e vështirë që gratë e zonës të vinin të punonin në kuzhinë për shkak të mentalitetit, paragjykimeve nga familja dhe komishnjtë. U mundova t’i bind dhe të ofroj më të mirën. Sot jemi 4 gra që punojmë”- thotë Birjana Skuqi menaxhare e Hanit të Çetës, Kavajë.

Pati shumë skpetikë jo vetëm për ndryshimin e beftë të profesionit të Birjanës, por edhe për investimin, në zonën Çetë të qytetit të Kavajës, ku më herët asgjë e ngjashme, nuk ish zhvilluar. Por sot ky biznes familjar që ka në thelb dorën e një gruaje, ka bërë që mjaft vizitorë vendas dhe të huaj, të eksplorojnë dhe atë që ofron me bujari natyra dhe trashëgimia kulturore e zonës. Vetëm pak metra më larg ndodhet një prej kishave më unike në vendin tonë, romano-gotike, ajo e Shën Premtes.

“Kishte shumë skeptikë, për vendndodhjen e Hanit të Çetës, por unë jam e bindur se në harmoni me natyrën në ditët e sotme është një

gjë mjaft e bukur”- u shpreh Birjana Skuqi menaxhare e Hanit të Çetës, Kavajë.

Birjana synon së shpejti të krijojë një bashkëpunim me shoqatën e grave artizane të sapokrijuar në qytetin e Kavajës, me qëllim për të ndërtuar një kënd muzeal etnografik në ambjentet e biznesit. Ajo po zhvillon me dashuri dhe fanatizëm në disa drejtime traditën e zonës. Birjana është besnike dhe nuk joshet dhe as tundohet nga vërshimet e larmishme gastronomike në përgjithësi. Është e bindur se guximi dhe pasioni për punën do e çojë para ashtu si deri tani. Këtë herë ajo është e sigurt se nuk do ta ndërrojë sërish profesionin, pasi të sjellësh në kohët e sotme trashëgiminë e të parëve, në harmoni me natyrën dhe vlerat kulturore përqark, për të është profesioni i saj i vërtetë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:Birjana SkuqiBiznesi familjarfshati Cetekavajalajme të mirapeopletophome2ullinjte

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Primasonngerstag Liridon Mavraj bëhet hero në Gjermani, shpëtoi një vajzë 3-vjeçare
Artikulli i ardhshëm Foto: CarsGuide ShBA, 12 miliardë dollarë për tranzicionin tek makinat elektrike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë

27 Shikime
Lajme të mira

Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik

24 Shikime
Lajme të mira

Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?