Përfaqësuesja e Kosovës në kajakim, Blandine Xhemajli, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në edicionin e 56-të të garës ndërkombëtare të kajakimit “Ilinden IKAS”, që u mbajt në Shkup.
Pas kualifikimit të suksesshëm në finale të shtunën, Xhemajli të dielën u rendit e dyta në disiplinën e sllallomit, duke treguar performancë të shkëlqyer.
Lajmi është konfirmuar nga Federata për Kajakim e Kosovës, e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar shprehu krenarinë për paraqitjen e kajakistes Xhemajli:
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në garën ndërkombëtare të kajakimit / disiplina Sllallom: ‘56th Ilinden IKAS’, në Shkup, Kosova u përfaqësua me kajakisten Blandine Xhemajli e cila në finale fitoi vendin e dytë,” thuhet në njoftim.
Kajakimi është një sport ujor që zhvillohet me një barkë të ngushtë dhe të gjatë të quajtur kajak, që lëviz me ndihmën e një veshje me dy lopata. Edhe pse jo shumë i njohur në vend, ky sport po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, falë sportistëve të talentuar si Blandinë Xhemajli./Katror.info