katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    15 minutes ago
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    59 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    1 hour ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    9 minutes ago
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    23 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Blick shkruan për rrugëtimin e veçantë të Donat Rrudhanit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Blick shkruan për rrugëtimin e veçantë të Donat Rrudhanit

Last updated: 20/01/2025 7:08 AM
133 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gazeta Olle
  1. katror.info>
  2. Sporti n'Katror>
  3. Blick shkruan për rrugëtimin e veçantë të Donat Rrudhanit

Donat Rrudhani është njëri prej shumë futbollistëve kosovarë që paraqiten në Superligën e Zvicrës.

Në fillim të karrierës, Rrudhani e ka konsideruar futbollin vetëm si hobi. Prioritet e kishte shkollimin.

Si 17-vjeçar kaloi në nivelin e të rriturve dhe fillojë të luajë për skuadrën që bënte gara vetëm në kategorinë e dhjetë të futbollit francez, Brunstattin. Pas një viti u transferua te skuadra zvicerane, Timau.

Mundesh me e lexu edhe...

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, reprezentuesi i Kosovës tregoi se Timau e ftoi për një seancë stërvitore por se ai kishte një kërkesë, përcjell KOHA.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Futbolli ishte ëndrra ime, por në atë moment ishte thjesht një hobi. Synoja një arsimim të mirë. Kam marrë pjesë në një turne me futbollistë amatorë ku kam luajtur në të njëjtin ekip me babin tim. Një ish-koleg i babait tim ishte anëtar i klubit Timau dhe më pyeti nëse doja të bëja një seancë stërvitore me ta. E përfundova seancën dhe ata thanë se më donin vërtetë. Megjithatë, më është dashur të bëj një kërkesë të vogël. Për shkak se nuk kisha ende patentë-shofer, e pyeta Timaun nëse mund të paguante biletën time të trenit dhe kjo funksionoi”, ka thënë Rrudhani.

Nga Timau në vitin 2018 u transferua te skuadra tjetër zvicerane, Black Stars.

Ai thotë se nuk kishte dëshirë që të transferohej te Black Stars sepse shkollimi ishte më i rëndësishëm.

“Baseli është i vogël dhe Black Stars vunë re që unë luajta disa lojëra të mira. Në fillim nuk doja të kaloja te Black Stars sepse shkolla ishte më e rëndësishme në atë pikë. Pas disa bisedave me babain tim dhe disa lojtarë të Black Stars, vendosa të ndryshoja”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Te Black Stars qëndroi një vit dhe në gusht të vitit 2019 u transferua te skuadra që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, Aarau.

Kur Aarau shfaqi interesim për të, Rrudhani nuk e njihte klubin.

“Në fillim as që e dija se cili klub ishte në të vërtetë. Aarau nuk njihej në Francë. Vetëm kur kërkova në ‘Google’ lojtarët, pashë se kjo ishte serioze. Mu desh shumë kohë për të vendosur. Në të njëjtën kohë, u pranova në një universitet të mirë në Francë. Nëna ime fillimisht ishte pro universitetit. Por ajo shpejt e kuptoi se futbolli ishte ëndrra ime”, thotë Rrudhani.

Tek Aarau qëndroi tre vjet. Në verën e vitit 2022, bëri hap të madh duke u transferuar te gjiganti zviceran, Young Boys.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga Young Boysi në shkurt të vitit të kaluar u huazua te Lausanne-Sport, ku qëndroi vetëm gjashtë muaj. Në korrik u huazua sërish nga Young Boysi, këtë herë te Luzerni.

Te Luzerni është prej futbollistëve me formën më të mirë. 25-vjeçari ka pesë gola dhe tri asistime këtë edicion.

Por statistikat personale nuk i bëjnë përshtypje. Ai dëshiron që së bashku me ekipin të kenë suksese.

“Është një ekip shumë familjar. Unë nuk jam adhurues i madh i statistikave apo vlerave personale. Unë thjesht dua gjithmonë sukses maksimal në ekip dhe sigurisht që gjithmonë dua të përmirësohem”, thotë Rrudhani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosovari ka folur për “Blick” edhe për periudhën para futbollit. Ka thënë se në moshën 12-vjeçare për shkak të jetës së vështirë u detyrua që të largohej nga shtëpia e tij në Kosovë.

“Familja vendosi që ne të iknim në Francë.  Babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël, i cili në atë kohë ishte njëvjeçar, kishin viza. Unë dhe motra ime e vogël nuk u pajisëm me viza sepse ishim në mes të vitit shkollor. Një ditë babai im më çoi mua dhe motrën deri në kufirin serb. Prej aty kaluam pyllin me valixhet dhe bagazhet tona, natën, për në Hungari. Një makinë na priste në Hungari. Ajo duhej të na kishte çuar në Francë. Mirëpo, nuk arritëm sepse policia hungareze tashmë na priste. Na kishin parë herët, na vëzhguan dhe më pas na arrestuan. Ne të tre duhej të shkonim në një burg hungarez për dy ditë. Ne ende nuk e dinim se çfarë do të ndodhte më pas. Pas dy ditësh më në fund arritëm t’ua shpjegonim përgjegjësve situatën tonë”, tregoi Rrudhani.

Ndonëse kishte udhëtim sfidues, Rrudhani arriti në nivel përfaqësuesesh. Tani luan rregullisht për Kosovën.

Ai ka treguar se si është emocionuar kur e ftuan për herë të parë nga Kosova. Tani me Kosovën do të luajë ndaj Zvicrës./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:BlickDonat RrudhaniFutbolliKosovatoptophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Selena Gomez e Benny Blanco shpërndajnë furnizime emergjente në Los Angeles
Artikulli i ardhshëm KQZ-ja mbajti trajnim treditor për trajnerët zgjedhorë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

5 Shikime
Sporti n'Katror

FFK organizon punëtori për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027

30 Shikime
Sporti n'Katror

Kupa e Kosovës në basketboll rikthehet me gjysmëfinalet e kthimit

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?