Raketa “New Glenn” e kompanisë Blue Origin u lëshua me sukses nga Florida mëngjesin e sotëm, më 16 janar, duke shënuar një moment historik për kompaninë dhe themeluesin e saj, miliarderin Jeff Bezos, shkruan Reuters, transmeton Katror.info.
Ky është misioni i parë i raketës në hapësirë dhe një hap i rëndësishëm drejt rivalizimit të SpaceX në industrinë e dërgesave të satelitëve.
Lëshimi u përshëndet nga qindra punonjës të kompanisë në selinë qendrore në Uashington dhe fabrikën e raketave në Florida.
Në këtë rast, zëvendëspresidentja e Blue Origin, Ariane Cornell, deklaroi se raketa arriti me sukses orbitën, duke e cilësuar këtë si një moment historik për të ardhmen e kompanisë.
“New Glenn” përfaqëson një fazë të re në përpjekjet për eksplorimin dhe përdorimin komercial të hapësirës, duke i ofruar kompanisë Blue Origin një rol të rëndësishëm në këtë industri konkurruese. /Katror.info
Përgatiti:
