Autostradat e Gjermanisë janë të famshme në mbarë botën për seksionet ku nuk ka kufizime të shpejtësisë. Nëse vozitni me sistemin e drejtimit automatik të ndezur, kufiri i shpejtësisë është shumë më i ulët.
Megjithatë ka një përjashtim. BMW është prodhuesi i dytë që ka marrë leje nga Administrata Federale e Transportit Rrugor (KBA) për të përdorur sisteme autonome të drejtimit. Është sistemi Autobahn Assistant, i cili ofron kontroll autonom të nivelit 2. KBA gjermane ka lejuar përdorimin e tij në rrugë të caktuara deri në shpejtësinë 130 km/h, shkruan Katror.Info.
Sistemi i BMW i lejon shoferit të drejtojë pa duar në timon një pjesë të kohës, por ndryshe nga Mercedes, ai kërkon që shoferi të monitorojë vazhdimisht trafikun dhe të jetë i gatshëm për të marrë kontrollin e automjetit.
Për kujtim, Mercedes ishte i pari në Gjermani që mori një leje të tillë për Drive Pilot, i cili është më i lartë se niveli 3 dhe i lejon shoferit të mos ndjekë trafikun, por vetëm deri në një shpejtësi prej 64 km/h.
Në Gjermani, BMW ofron sistemin në seritë e reja i5 dhe 5 dhe më parë në seritë 7 dhe i7. Funksionon në sinergji me sistemin automatik të ndërrimit të korsisë që punon deri në shpejtësinë 180 km/h./Katror.info