katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    28 minutes ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    1 hour ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    36 minutes ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    29 minutes ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    47 minutes ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    4 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    56 minutes ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    4 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    4 hours ago
    Mona Lisa e Leonardo da Vinci, një figurë komplekse që i ngjan shumë një njeriu të ndërlikuar!
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Botimi i rrallë i “Princit” të Machiavellit nxirret në ankand
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Botimi i rrallë i “Princit” të Machiavellit nxirret në ankand

Last updated: 25/11/2024 11:43 AM
73 Shikime
Shpërndaje
Foto: The Jerusalem post

Një kopje e rrallë e traktatit të famshëm të Machiavellit ishte në një bibliotekë italiane deri në mesin e shekullit XIX dhe kaloi nëpër duar para se blihej nga një koleksionist anglez. Është botim i vitit 1532, i mungon faqja e parë dhe ka një arsye për këtë. Do të nxirret në ankand në Londër dhe çmimi i shitjes pritet të tejkalojë 350 mijë euro, shkruan KOHA.

Diplomati i Rilindjes italiane, Niccolo Machiavelli, është shndërruar në sinonim të intrigave delikate. E tash, botimi i parë jashtëzakonisht i rrallë i veprës që ia dha famën, “Princi”, do të dalë në ankand, me një çmim të pritshëm: 375.000 dollarësh. Kopja e librit e fillimshekullit XVI është një nga 11 botimet e para të njohura deri më tash, ka njoftuar sipas shtëpia e ankandeve, “Sotheby’s”. Të gjitha të tjerat qëndrojnë në bibliotekat institucionale, kryesisht në Itali. Ky botim është i jashtëzakonshëm edhe për faktin se deri vonë ishte i panjohur.

“Nuk ishim në dijeni të ndonjë kopjeje tjetër që posedohej nga dikush, e jemi të sigurt se është kopja e parë që del në ankand në dekadat e fundit”, ka deklaruar për CNN, Gabriel Heaton, ekspert i vlerësimit të librave dhe veprave të vjetra që dalin në ankandin botëror “Sotheby’s Books & Manuscripts”. “Pra, posedojmë një nga veprat e mëdha të teorisë politike të të gjitha kohërave, një nga librat më të famshëm të shekullit XVI dhe është një botim i parë e mundësi unike që një kopje e tillë të dalë në ankand”, ka shtuar ai.

Mundesh me e lexu edhe…

Heaton ka thënë se shtëpia e ankandeve është e kënaqur dhe e emocionuar për të ofruar librin tepër të rrallë në “Sotheby’s” në Londër, në ankandin që nis më 28 nëntor dhe zgjat deri më 12 dhjetor. Ai e përshkroi kopjen e “Princit” si shumë interesante.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, njohësi i ankandeve ku shiten librat e vjetër di edhe për një botim të dytë të Machiavellit, “Historitë e Firencës”.

Pos si shkrimtar, Machiavelli ishte edhe diplomat që ka shërbyer në qeverinë e Firenzes, derisa republika asokohe u përmbys nga familja Medici, më 1512. Ai e shkroi “Princin” më 1513, pasi u burgos nën dyshimin për komplot dhe u zhvendos në pronën e babait të tij, në bashkinë San Cascianos.
Traktati politik, kushtuar sundimtarit fiorentinas, Lorenzo di Piero de Medici, ka qarkulluar si dorëshkrim para vdekjes së Machiavelli në vitin 1527. Shtatë dorëshkrime, disa prej të cilave janë shkruar nga ish-miku i tij, Biagio Buonaccorsi, dihet se janë botuar pas vdekjes së tij dhe para vitit 1532. Gati 15 botime kanë qarkulluar para se kisha katolike ta ndalonte veprën duke e futur në listën e librave të ndaluar, në vitin 1559. Lista e Librave të Ndaluar pamundësonte qarkullimin e librave që konsideroheshin të rrezikshëm për besimin dhe moralin e katolikëve romakë.

Teksti u botua sërish, shtatë dekada më vonë.

Kopja që nxirret në ankand, ishte në një bibliotekë italiane deri në mesin e shekullit XIX dhe kaloi nëpër duar para se blihej nga një koleksionist anglez. Është e vitit 1532. 

“Faqja ku figuron titulli është hequr, ndoshta për të anashkaluar konfiskimin nga autoritetet”, ka bërë me dije shtëpia e ankandeve, duke e përshkruar atë si provë materiale e librit të ndaluar.
“Teksti i famshëm i Machiavellit i këshillon princat të mësojnë të mos jenë të mirë, por të veprojnë sipas nevojës – duke u arratisur nga idealet utopike dhe të mënyrës se si janë njerëzit dhe bota. Machiavelli është shkrimtar që ka intriguar njerëz qëkur u shkrua libri. Ai jep pamje shumë të qartë të natyrës së pushtetit politik dhe veçanërisht mënyrën se si pushteti politik ushtrohet në kohë turbulencash dhe pasigurie”, ka shtuar Heaton./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
TAGGED:ankandkuriozitetNiccolo Machiavelliprincitop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shkencëtaret gjejnë mënyrën për përmirësim të shëndetit të trurit
Artikulli i ardhshëm Genc Nuza me 5 kosovarë të tjerë do të referojnë ndeshjen e Conference League

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Si platini u bë metali më i kërkuar në botën e orëve luksoze?

9 Shikime
Kuriozitet

Zbulohet planeti i ri i ngjashëm me Tokën

15 Shikime
Kuriozitet

Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?