Burri nga Teksasi i ShBA-së, i cili mban Rekordin Botëror Guinness për koleksionin më të madh të video-lojërave, tha se koleksioni i tij tani është rritur në 24 mijë e 268 lojëra.
Antonio Romero Monteiros nga Richmond fillimisht iu dha rekordi në dhjetor të vitit 2021, kur koleksioni i tij arriti në 20 mijë e 139 video lojëra.
Guinness World Records tha se Monteiro, koleksioni i të cilit përfshin më shumë se 100 konzola video lojërash, tani zotëron gjithsej 24 mijë e 268 lojëra, duke grumbulluar një koleksion me vlerë rreth 2.1 milionë dollarë.
“Fillimisht koleksioni im u fokusua në blerjen dhe riblerjen e disa prej lojërave që kam luajtur në rininë time”, tha Monteiro për Guinness World Records. “Dalëdalë u zgjerua për të përfshirë lojëra që kam dashur gjithmonë t’i luaj, por nuk e kisha pasur mundësinë, dhe përfundimisht u zgjerua në kompletimin e koleksioneve për sisteme individuale”.

Koleksioni i Monteiro-s gjithashtu i dha atij titujt e Rekordit Botëror Guinness për koleksionin më të madh të artikujve Xbox, Sega, Nintendo dhe koleksionin më të madh të artikujve të PlayStation.
