katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    14 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    14 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Buzëqeshje dhe shpresë: Kauzat vullnetare në ndihmë të fëmijëve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Buzëqeshje dhe shpresë: Kauzat vullnetare në ndihmë të fëmijëve

Last updated: 22/12/2023 11:21 AM
182 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Buzëqeshje dhe shpresë: Kauzat vullnetare në ndihmë të fëmijëve

Fëmijët zakonisht i gëzohen ardhjes së fundvitit, për shkak të dhuratave dhe natyrës festive që ka, por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë periudhë është eventi tashmë tradicional “Vrapo Babadimër” ku me anë të një mini maratone atraktive, bëhën përpjekje që të shpëtohen jetë fëmijësh, prandaj edhe ne si katroristë iu bashkuam kësaj kauze.

Rreth 3500 pjesëmarrës, kontribuan në këtë kauzë humanitare për fëmijët e shtrirë në repartin e Hemato – Onkologjisë në Spitalin Pediatrik në Prishtinë, për detajet e së cilës foli organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami.

“Nga kjo kauzë, që qëllimin në radhë të parë e ka humanitar, do të ndihmohet reparti i Hemato – Onkologjisë në Pediatri me shtretër për nga ana kujdestare 24 orë, për lodra pas terapisë, për trajtimin psikologjik të fëmijëve dhe për maskotat për festat e fundvitit, ndërsa ana tjetër edhe më humane, do të ndihmohen rreth 250 familje për fundvit me gjëra ushqimore dhe dhurata”, shprehet Jusufi.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Kjo kauzë e cila kishte filluar me më pak se 100 babadimra, për të arritur në 3500, sa ishin këtë vit, tregon anën e fuqishme që mbart në vete puna humanitare dhe pjesëmarrja vullnetare e secilit individ në shoqëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
”Vrapo Babadimër”

“Puna vullnetare është shumë e rëndësishme sepse, nëse e krahasojmë me vitin e  kaluar kanë qenë 10 vetë, ndërsa këtë vit kanë qenë 80 vullnetarë që kanë shpreh dëshirën me bo një mirëorganizim, prandaj sot ka qenë gjithqka nga A deri në Zh ku asgjë nuk ka mungu. Pa dyshim që këto kauza duhet me u mbështet, mos të harrojë që ishte edhe KFORI mbështetës dhe më dhuruan këtë simbolikë, që nënkupton që jam i vlerësuar,’ shtoi Jusuf Islami.

Pjesëmarrësit ishin fëmijë dhe të rritur, të cilët i bashkonte i njëjti qëllim.

jusuf islami – organizator i “vrapo babadimër”

“Fillimisht unë kam marrë ftesë prej vajzës sime Rita, që e kam këtu pranë, edhe është hera e parë që unë i veshi këto rroba. Është një projekt madhor me quajt ashtu, edhe më vjen shumë mirë që është përkrahur prej institucioneve shtetërore, këtë vit po shihet dora e shtetit dhe vetë organizimi flet, ndërsa vetë tematika e këtij në ndihmë të fëmijëve konkretisht, në repartin e Onkologjisë është një projekt që duhet të mbështetet prej secilit, me përkrahë kush ma pak e kush më shumë,” u shpreh Bujar Gashi.

bujar gashi – vullnetar

“Kam dashtë me u bashkangjit për arsye se është e nevojshme për fëmijët e tjerë, për onkologji,’’ tha Rita Gashi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Puna vullnetare në këtë aktivitet ishte e shumëllojshme, disa iu bashkuan me blerjen e rrobave të babadimrit, disa dhuruan donacione, e kishte prej atyre që ndër të tjera kontribuan edhe në mirëmbajtjen e organizimit.

fatbardha curraj – vullnetare

” Jam bashkangjit, sepse arsyeja më është dukur tepër e mirë. Krejt paratë që mblidhen shkojnë në repartin e Onkologjisë në Pediatri. Edhe pse ndoshta të gjithë e kanë një kohë të caktuar dhe janë të zënë, është mirë me i’u bashkangjitë këtij aktiviteti, sepse është bamirësi, humanizëm dhe solidaritet”, tha Fatbardha Curraj.

Aktivitetit ‘’Vrapo Babadimër’’ i parapriu edhe projekti “Superheronjtë në Pediatri” me po të njëjtin qëllim, ku Klubi Alpin Prishtina dhe Organizata ‘Care for Kosova Kids’, organizuan ngjarjen me alpinistët e maskuar si superheronj, të cilët u lëshuan me litar nga ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë, dhe i gëzuan fëmijët me dhurata.

”Superheronjtë në pediatri”

Të emocionuar nga ky mini spektakël, fëmijët patën rastin t’i përqafonin dhe të fotografoheshin me superheronjtë e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa organizatorët e kësaj ngjarjeje u shprehen se arritja kryesore nga ky aktivitet ndër të tjera është edhe ndikimi pozitiv në gjendjen shpirtërore të fëmijëve.

Shpend Luzha – Banka ekonomike e kosoves / Mrika Karaqi – Care for kosovo kids

“Është një aktivitet që për qëllim  kryesor ka ngritjen e fondeve dhe ngritjen e vetëdijesimit për fëmijët të cilët janë të diagnostikuar me kancer, e që gjenden në klinikën e Hemato – Onkologjisë në Pediatri”, tha Mrika Karaqi – Care for Kosovo Kids

“Aktivitete të tilla sikur ky i sotshmi, janë shumë të mirëseardhura, për arsye se përveç aspektit shëndetësor, është edhe ky trajtimi shpirtëror,” thotë Elvir Azizi, drejtor i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (SHSKUK).

“Ne si Bankë Ekonomike, nuk jemi rastësisht këtu, buzëqeshjet e këtyre fëmijëve janë motiv që të mbështesim evente dhe organizime të tilla’’, u shpreh Shpend Luzha – Banka Ekonomike e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa organizatori i këtij projekti humanitar, njëherësh edhe drejtor i Klubit Alpin Prishtina, Nazi Hasanramaj, thotë se organizime të tilla kanë për qëllim filantropinë.

nazi hasanramaj – klubi alpin prishtina

“Është viti i katërt me radhë që mbahet, është një iniciativë e mëhershme, do të bëhet në baza vullnetare edhe qëllimi kryesor është filantropia, që do të thotë  vetëdijesimi dhe mbledhja e mjeteve për fëmijët e shtrirë në Pediatri, me theks në Klinikën e Onkologjisë. Inkurajoj klubet tjera me fillue vetë, mos me prit gjithmonë prej institucioneve, mos me prit gjithmonë prej organizatave tjera, sepse kryesisht këto bëhen në baza vullnetare edhe nëse organizohen mirë kanë me pasë përkrahje prej sektorit privat, sikur rasti jonë që është Banka Ekonomike, është Uji Rugove, është Spar, Red Bull, ka edhe shumë të tjerë që nuk po më bijnë ndërmend për momentin, por që duhet me qenë proaktiv në këtë rast, sepse në disa qytete të Kosovës ka Klinika të Pediatrisë ku mundemi me përsëritë të njëjtën aktivitet, ne kemi mjaft përvojë, mundemi edhe me i përkrah nga pak me pajisje dhe me metoda të lëshimit, mirëpo kryesore është me pas vullnetin”, shprehet Hasanramaj.

”supoerheronjtë në pediatri”

Klubi Alpin Prishtina, tash e disa vite organizon aktivitete të ndryshme filantrope, të cilat mund shërbejnë si shembull i veprimtarisë humane në Kosovë.

“Ky është vetëm një në kuptimin e filantropisë, përndryshe Klubi Alpin Prishtina bën hiking me personat e verbër, edhe me pensionistët, edhe se këtë e quajmë sektorin e përgjegjësisë sociale, ka mjaft shumë aktivitete, ndoshta brenda vitit janë diku rreth njëzet, përafërsisht”, tha Nazi Hasanramaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kauza të tilla humane fillojnë duke u mbështetur në ndihma të vogla vullnetare, por që qëllimi i mirë i tyre bën që ato të rriten dhe të përkrahen më jo vetëm nga vullnetarë, por edhe nga institucione. Edhe nëse ndryshimet pozitive mund të jenë të vogla, të paktën iu kthejnë buzëqeshjen për një ditë atyre që më së shumti kanë nevojë. /Katror.info

Edicionin #32 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetarbuzëqeshjefëmijëtkauza humanekauzat vullnetarelajme të mirapuna vullnetareshpresëSuperheronjë në PediatritopTophomeVrapo Babadimër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rita Ora i bashkohet kauzës për mbledhjen e 2.7 milionë eurove për bamirësi
Artikulli i ardhshëm Fest 62, juria zgjedh 8 zërat e rinj që i bashkohen finales  

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?