Canva, ka publikuar të enjten një model të ri të dizajnit që kupton shtresat dhe formatet, duke fuqizuar veçoritë e platformës.
Bashkë me këtë, Canva prezantoi produkte dhe funksionalitete të reja, përmirësime në asistentin e saj AI dhe mundësinë për të përdorur mjetin e spreadsheet-it së bashku me funksionin e krijimit të aplikacioneve për të prodhuar widget-e të vizualizimit të të dhënave.

Modeli punon për formate të ndryshme, përfshirë postime në rrjete sociale, prezantime, whiteboards dhe faqe interneti.
Në fillim të këtij viti, kompania prezantoi Canva AI, një asistent që gjeneron përmbajtje vizuale nga tekstet.
Tani asistenti është i integruar në të gjithë platformën.
Përdoruesit mund ta përmendin (@mention) bot-in në komentet e tyre për sugjerime teksti ose media, ndërsa AI mund të gjenerojë edhe objekte 3D dhe të kopjojë stilin e artit nga çdo dizajn.
Canva ka sjellë gjithashtu një produkt spreadsheet dhe një funksion për të krijuar mini-aplikacione përmes prompt-eve, duke lejuar përdoruesit të lidhin të dhënat e spreadsheet-it me widget-et që krijojnë.
Përveç veçorive me AI, Canva ka shtuar mundësinë për të krijuar forma dhe për të mbledhur përgjigje nga klientët./AP/Katror.info



 
			







 
                                
                             

