Në kampin Film City në Prishtinë po mbahet ceremonia e Ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, ku gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, i dorëzon komandën gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.
Në këtë ngjarje merr pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.
Ceremonia filloi në orën 11:00 dhe shënon një moment të rëndësishëm, pasi gjeneralmajori Özkan Ulutas rikthehet në krye të KFOR-it, post të cilin e kishte lënë rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024./Katror.info.