katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Largimi gradual i masave, qeveria në detyrë: Janë zhbllokuar fonde për Kosovën
    2 hours ago
    KQZ certifikon listën e votuesve, mbi 2 milionë votues për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
    2 hours ago
    Palatova: Kosova duhet ta ketë sigurinë e grave lart në agjendë
    8 hours ago
    Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    13 hours ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    1 day ago
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
    2 days ago
    Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Nën ninullë” – projeksion special në PriFest
    8 hours ago
    Trump darkon me gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, por lë jashtë Elon Musk
    14 hours ago
    Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
    1 day ago
    Ganimete Jashanica shënon sonte 40-vjetorin e karrierës me koncert në Prishtinë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    4 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    3 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    3 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    3 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    5 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çfarë duhet të dini mbi aftësinë e trurit tonë për t’u shëruar?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Çfarë duhet të dini mbi aftësinë e trurit tonë për t’u shëruar?

Last updated: 04/12/2022 9:51 AM
661 Shikime
Shpërndaje
FOTO: abcnews

Truri ynë përbëhet nga miliarda qeliza, të cilat punojnë së bashku për të krijuar çdo aftësi që kemi si qenie njerëzore. Unë mund të nxjerr tinguj nga goja apo të flas fjalë, pikërisht sepse ato qeliza në trurin tim janë të lidhura dhe funksionale. Dhe ju mund të më kuptoni kur unë flas pasi këto qeliza në trurin tuaj janë aktive dhe funksionale, shkruan Jill Bolte Tayor në një ese për New York Times.

Ju vetë po i përdorni pikërisht tani këto grupe specifike qelizash për të përkthyer shkronjat në ekran në fjalë me kuptim. Nëse ato zhduken përmes një goditje në tru ose traumave të tjera të trurit, dhe mund të mos jeni më në gjendje të lexoni, por mund të jeni ende në gjendje të flisni, këndoni ose shkruani.

Gjithçka ka të bëjë me vendin se ku dëmtohet truri, se cilat sisteme qelizore janë të traumatizuara dhe cilat jo. Marrin rastin shumë të diskutuar kohët e fundit mbi kandidatin demokrat për në Senatin amerikan Xhon Feterman, që pas një goditje në tru e ka ruajtur aftësinë për të lexuar, menduar dhe përgjigjur pyetjeve, por nuk është shëruar ende plotësisht.

Xhon Feterman, Foto: New York Times

Mundesh me e lexu edhe…

Ai i artikulon me vështirësi disa fjalë, dhe ka hasur vështirësi në përpunimin dëgjimor. Një problem që shumë njerëz e kanë vënë re edhe gjatë debatit me rivalin e tij republikan, Mehmet Oz.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke dashur të shmang polemikat, unë këtu po ndaj përvojën personale se si është të kesh një problem me përpunimin dëgjimor. Është njëlloj si një vonesë e vogël midis asaj që dëgjoni dhe aftësisë suaj për të kuptuar kuptimin e asaj që u tha. 25 vjet më parë, kur isha 37 vjeçe(truri juaj mund të jetë duke lexuar dhe duke llogaritur moshën time), përjetova një goditje të rëndë hemorragjike në gjysmën e majtë të trurit.

Brenda pak orësh nuk mund të ecja, flisja, lexoja, shkruaja apo të kujtoja ndonjë kujtim të jetës sime. Unë u shndërrova menjëherë në një foshnjë në trupin e një gruaje. Goditja në tru është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë fizike dhe mendore në Shtetet e Bashkuara, dhe më shumë se 795.000 njerëz përjetojnë një të tillë çdo vit.

Në kohën kur më ndodhi goditja isha neuroshkencëtar, më saktësisht një anatomiste e trurit. Jepja leksione dhe kryeja kërkime mbi trurit në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Ishte puna dhe pasioni im të studioja qelizat e trurit nën një mikroskop, e frymëzuar pjesërisht nga diagnoza e vëllait tim me sëmundjen e skizofrenisë.

Si motra e tij por edhe si një shkencëtare profesioniste, unë doja të kuptoja se pse truri im mund të lidhë ëndrrat e mia me realitetin në një mënyrë që unë të mund të veproja sipas tyre dhe pse ëndrrat e vëllait tim degraduan në deluzione psikotike. Studimi im u bë edhe më personal pas rimëkëmbjes nga goditja celebrale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Jill Bolte Taylor

Ekzistojnë dy lloje themelore të goditjeve në tru. E para është goditja ishemike, të cilën e ka përjetuar edhe Feterman. Ajo ndodh kur një mpiksje gjaku bllokon një enë dhe bashkë me të transportin e oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në qelizat e trurit, duke i bërë ato të paafta për të kryer funksionin e tyre.

E dyta është goditja hemorragjike, që pata edhe vetë, një dukuri disi më e rrallë që ndodh kur një enë gjaku çahet dhe kur gjaku depërton në indin që nuk i përket, duke e shkatërruar aftësinë e qelizave të trurit për të komunikuar me njëra-tjetrën. Deficitet që ne përjetojmë dhe shfaqim si simptoma varen kryesisht nga vendi ku ndodh një goditje, dhe cili ishte funksioni normal i qelizave që u traumatizuan.

Qelizat që nuk janë prekur nga goditja mund të vazhdojnë të funksionojnë mirë. Kjo është ajo që mund ta bëjë të ndryshme nga personi në person përvojën e një goditjeje, dhe që nxjerr në pah edhe keqkuptimet mbi personin e prekur. Një pauzë e vogël midis kohës kur dikujt i bëhet një pyetje dhe momentit kur ai nis të flasë, sigurisht mund të vërë në siklet disa njerëz, por nuk do të thotë domosdoshmërisht ndonjë gjë serioze mbi aftësinë e një personi për të menduar dhe arsyetuar në mënyrë inteligjente.

Edhe dëmtimi i rëndë nga një goditje celebrale, siç e përjetova unë, nuk është gjithmonë i përhershëm. Truri ynë ka një mekanizëm mbrojtës me dy drejtime, që aktivizohet që kur ndodh trauma. Ai jo vetëm që është në gjendje të rritë disa neurone të reja – një proces i quajtur neurogjenezë – sidomos në vendet ku ka ndodhur trauma fizike, por qelizat tona të trurit janë të afta për neuroplasticitet, pra ato mund të riorganizojnë neuronet e tjera me të cilat janë në komunikim midis tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shkencëtarët besonin se rrjetet tona nervore zhvillohen plotësisht që në vitet e para të jetës sonë, dhe se ato qarqe do të mbesnin ashtu gjatë gjithë jetës sonë. Megjithatë, tani është kuptuar se neuroplasticiteti është një fenomen i vazhdueshëm që qëndron në themel të aftësisë së qelizave tona të trurit, jo vetëm për tu shëruar nga trauma, por edhe për të ndërtuar rrjete të reja që janë edhe më të forta se sa ishin më parë.

Neuroplasticiteti është një gjendje e vazhdueshme, e cila qëndron në themel të aftësisë së trurit për të mësuar gjatë gjithë jetës sonë. Shërimi i plotë i trurit tim pas një traume të madhe është dëshmi e fuqisë së neuroplasticitetit dhe aftësisë sonë për të rikuperuar funksionet e humbura.

Masa prej 1.4 kg e indit neurologjik që ne e quajmë tru, ka fuqinë jo vetëm të krijojë çdo aftësi që kemi, por edhe të manifestojë perceptimin tonë për realitetin. Neuronet janë krijesa të bukura dhe të brishta, të cila punojnë së bashku gjatë gjithë jetës sonë.

Kjo është arsyeja pse, sa herë që takoj dikë që ka përjetuar një traumë në tru të çfarëdo lloji, nuk përqendrohem tek ajo se çfarë aftësish ka humbur ai person, por më tepër mrekullohem se çfarë njohurish mund të ketë fituar ai person për shkak të përvojës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka qenë shumë e rëndësishme për median dhe publikun që zoti Feterman ka qenë plotësisht transparent në lidhje me sëmundjen dhe shërimin e tij si një kandidat për poste publike. Mjekët e tij kanë dalë garant për shëndetin e tij mendor, dhe shtabi i tij elektoral thotë se ai po testohet në disa teste njohëse se është tërësisht normal.

Por në vend që të mrekullohet nga rikuperimi – pra nga fakti që pas një goditjeje të rëndë aftësitë e tij motorike janë të mira, ai mund t’u përgjigjet pyetjeve me shpejtësi dhe në mënyrë të përshtatshme, mund të përdorë gjatë intervistave aftësitë njohëse për të marrë informacion nga përvoja e tij e kaluar si nën/guvernator – fokusi kryesor duket të jetë nëse ai është vërtet mirë apo i aftë për detyrën.

Eksperët si unë që studiojnë trurin, e kuptojnë menjëherë se aftësitë njohëse të zotit Feterman duket se janë shumë të mira. Mund të duhen disa muaj përpara se ai të ndihet plotësisht i sigurt në aftësitë e veta dhe të heqë dorë nga leximi i mesazheve të titruara.

Por neuroplasticiteti i trurit është një proces i vazhdueshëm, dhe ai do të vazhdojë ta riparojë trurin dhe ta ndihmojë atë të shërohet. Pak gjëra kanë një ndikim shumë të madh në mënyrën se si dikush zgjedh të jetojë jetën, aq të madh sa traumat neurologjike apo përvoja afër vdekjes. Dhe kur pësojmë një dëmtim në tru, ne bëhemi shumë të brishtë dhe kemi nevojë që të tjerët të na mbështesin, dhe jo të na kritikojnë apo gjykojnë. Pas goditjes që pësova unë u bëra një person shumë më i dhembshur dhe empatik. Dhe ndoshta nuk jam e vetmja.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Largimi gradual i masave, qeveria në detyrë: Janë zhbllokuar fonde për Kosovën
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon listën e votuesve, mbi 2 milionë votues për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Nën ninullë” – projeksion special në PriFest
TAGGED:aftësiLajme te miraqelizashërimtop 3Truri i njeriut

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Tri e katërta e popullatës në botë, me telefona mobilë
Artikulli i ardhshëm Dokumentar i Netflix frymëzoi familjen për me lundru rreth globit
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos

14 Shikime
Lajme të mira

ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025

30 Shikime
Lajme të mira

Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?