katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së
    2 hours ago
    Punëtorët e RTK-së protestojnë për paga – si të gjindet zgjidhja?
    2 hours ago
    MASHTI nis trajnimin e trajnerëve për Kurrikulën e re të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme
    8 hours ago
    Hapësirat e harruara të Prishtinës marrin frymë të re
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Helvetas mbështet zhvillimin dhe përfshirjen e grave në ekonomi
    8 hours ago
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    1 day ago
    Vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
    2 days ago
    Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa kontribuon në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe
    14 hours ago
    Robert De Niro pritet të luajë në një film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë
    2 days ago
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    2 days ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    6 hours ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    1 week ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 week ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Tokio shpallet qyteti më i pasur në botë
    12 hours ago
    Sonoma dhe tradita autentike e verës
    1 day ago
    ”Mirror”: Çifti që shiti gjithçka për të jetuar në Shqipëri, në Maldivet e Evropës
    1 day ago
    Evia, thesari i fshehur i Greqisë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çfarë është drita blu dhe a e dëmton ajo lëkurën tonë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Çfarë është drita blu dhe a e dëmton ajo lëkurën tonë?

Last updated: 13/11/2025 4:26 PM
20 Shikime
Shpërndaje

Ju mund ta keni vënë re se kompanitë që tregtojnë produkte për kujdesin ndaj lëkurës,pretendojnë se produktet e tyre mund t’ju mbrojnë edhe nga efektet e dritës blu. Po çfarëështë drita blu? Drita e dukshme përbën 50 për qind të spektrit të dritës së Diellit dhe siç e sugjeron emri, është e vetmja pjesë e dritës që mund të shihet nga syri i njeriut.

Brezi blu i këtij spektri të dukshëm, ka një nivel veçanërisht të lartë energjie. Sa më e gjatë të jetë gjatësia e valës, aq më pak energji transmeton ajo. Drita blu ka valë shumë të shkurtra me energji të lartë. Drita blu është rreth jush. Dielli lëshon dritë blu, po ashtu llambat fluoreshente dhe inkandeshente, telefonat celularë, ekranet e kompjuterëve dhe televizorët me ekran të sheshtë.

Po cilat janë rreziqet e kësaj drite? Ka prova gjithnjë e në rritje se drita blu mund të ketë një efekt të dëmshëm në lëkurë dhe sy, si dhe të prishë ritmin cirkadian (ora e brendshme e trupit tuaj). Zakonisht studimet që merren me ndikimin e rrezatimit të diellit tek lëkura, janë tëfokusuara në rrezatimin ultravjollcë, sidomos atë UVB, që është përgjegjës për djegien nga Dielli.

Mundesh me e lexu edhe...

3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë

Ndërkohë efekti i raportuar më shpesh nga ekspozimit ndaj dritës blu, është një rritje e konsiderueshme e specieve reaktive ndaj oksigjenit (ROS), pra kimikate shumë reaktive të formuara nga oksigjeni. Shumë ROS mund të dëmtojnë ADN-në tuaj dhe enzimat kryesore,siç janë ato përgjegjëse për riparimin e ADN-së, duke e rritur kësisoj rrezikun e kancerit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimi ynë tregoi se drita blu mund të shkaktojë pigmentim tek të gjitha llojet e lëkurës. Ndërsa shumë njerëz e konsiderojnë nxirjen e thellë të lëkurës një tipar të dëshirueshëm sidomos gjatë sezonit të verës, ai është një shkaktarët e dëmtimit të lëkurës dhe ROS. Studiues të tjerë zbuluan se nxirja e lëkurës nga drita e dukshme (që përfshin dritën blu) kishte pigmentimin më të errët, që zgjaste më shumë në krahasim me ekspozimin ndaj rrezatimit ultravjollcë.

Po ashtu, studimet tona treguan se drita blu mund të aktivizojë gjenet që lidhen me inflamacionin dhe fotoplakjen (dëmtimi i lëkurës). Disa studime kanë vërtetuar se kremrat tipikë kundër diellit nuk e parandalojnë dëmtimin nga drita blu dhe dritat e tjera të dukshme.

Ndërsa drita blu duket të jetë më pak e fuqishme sesa rrezatimi ultravjollcë, kjo mund të shkaktohet nga sasitë relativisht më të mëdha të dritës blu që mbërrijnë në Tokë. UVR përbën rreth 5 për qind të rrezatimit diellor në Britani në mesditën e një dite vere.

Ndërkohë drita blu përbën rreth 3 herë më shumë ose 15 për qind. Drita blu ka megjithatë disa efekte të dobishme. Kështu, ajo është përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës,përfshirë ekzemat, teksa përdoret gjerësisht në terapinë fotodinamike, për të trajtuar një sërë sëmundjesh të lëkurës, nga aknet tek kanceri, në një kohë që nxit shërimin e plagëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por për njerëzit e shëndetshëm efektet e dëmshme të dritës blu, ka të ngjarë t’i tejkalojnë ato pozitive. Drita blu mund të dëmtojë lëkurën, por është më pak e qartë se cilat burime të dritës blu janë të dëmshme për njerëzit. Drita blu nga ekranet, është përgjegjëse për një pjesë të dozave ditore që marrin nga kjo lloj drite.

Studimet kanë treguar se ekranet nga pajisjet mund të rrisin prodhimin e ROS. Por një studim nga kompania gjermane e kujdesit për lëkurën “Biersdorf”, zbuloi se ekspozimi prej 1 jave ndaj dritës blu nga një ekran në një distancë prej 30 cm, është i barabartë me vetëm 1 minutë diell në mesditën e një dite vere në Hamburg.

Një studim tjetër, zbuloi se drita blu nga ekranet ishte 100-1000 herë më pak intensive sesa drita blu që na vjen nga dielli. Po ashtu se ajo nuk arrin të shkaktojë melasmën, e cila shkakton njolla në lëkurë, tek pacientët që e kanë këtë gjendje. Është e vërtetë që sot po kalojmë më shumë kohë para ekraneve se kurrë më parë.

Por ndërsa ekranet mund të shkaktojnë disa dëmtime, ato janë të parëndësishme në krahasim me ekspozimin ndaj diellit. Industria e kozmetikës, ka filluar të zhvillojë një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, për të cilat kompanitë pretendojnë se parandalojnë dëmtimin nga drita blu.

Por nuk ka asnjë test të rregulluar ose të standardizuar, për të vlerësuar aftësinë e një produkti për të parandaluar dëmtimin e dritës blu. Dhe kjo e bën të pamundur që konsumatorët të bëjnë zgjedhje të informuara për nivelin e mbrojtjes së ofruar dhe dallimet midis produkteve. /EO/Katror.info

TAGGED:demtimeDritadrita blulekuratop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

MASHTI nis trajnimin e trajnerëve për Kurrikulën e re të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme

24 Shikime
Lajme

Hapësirat e harruara të Prishtinës marrin frymë të re

32 Shikime
Lajme

Diskutimet për Qeverinë: Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?