Në Japoni mjekët japin receta për njerëzit, që të vizitojnë pyjet, quhen gjithashtu ‘dush në pyll’ ose “shinrin-yoku”
“Shinrin-yoku”, shërben për të përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik. Kjo praktikë përfshin shëtitjen në mjedise pyjore për të reduktuar stresin, ulur presionin e gjakut dhe për të rritur sistemin imunitar.

Me origjinë në vitet 1980, shinrin-yoku është bërë një formë e njohur e kujdesit shëndetësor.
Shinrin-yoku, ose “banja e pyllit,” është një praktikë japoneze që nxit njerëzit të kalojnë kohë në natyrë, duke u zhytur në ambientin e pyllit për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme. Përveç uljes së stresit dhe përmirësimit të disponimit, kjo metodë ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e energjisë. Hulumtimet tregojnë se kontakti me natyrën përmes shinrin-yoku ka efekte të fuqishme për shëndetin mendor dhe fizik, duke ofruar një mënyrë natyrale për të përballuar stresin e jetës së përditshme./Katror.info