Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit brazilian Joao Pedro nga Brighton & Hove Albion.
Në një njoftim të publikuar të mërkurën në platformat zyrtare, klubi londinez bëri të ditur se lojtari 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me “Blutë” deri në vitin 2032.
Joao Pedro do të regjistrohet menjëherë në skuadrën e Chelseat për pjesëmarrjen në fazat e fundit të Kupës së Botës për Klube, ku skuadra përballet në çerekfinale me ekipin brazilian Palmeiras.
“Sulmuesi 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “Blutë” që vlen deri në vitin 2033 dhe i bashkohet skuadrës menjëherë përpara çerekfinales së Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras”, thuhet në njoftim.
Mediat britanike raportojnë se marrëveshja kap vlerën e 55 milionë funtesh (rreth 63.5 milionë euro) si tarifë fillestare, me një shtesë prej 5 milionë funtesh (afro 5.8 milionë euro) në formë bonusesh.
Gjatë dy sezoneve me Brighton, Joao Pedro realizoi 19 gola në Ligën Premier, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve elitare, përfshirë Chelsean që tani e ka siguruar shërbimet e tij për të ardhmen. /Katror.info
Përgatiti:
