Festivali i muzikës klasike Chopin Piano Fest Prishtina, ka njoftuar se të mërkurën, më 15 maj do të mbahet koncerti i radhës, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.
Në njoftim thuhet se koncerti do të mbahet duke filluar nga ora 20:00.
Poashtu, është bërë e ditur se në koncert në “Piano dhe Voice Recital” do të jenë Saran Suebsantiwongse, Bariton dhe Alberta Troni
“Chopin Piano Fest Prishtina”, festivali më i madh i muzikës klasike në vend nisi të enjten më 9 maj me edicionin e 14- të festivalit, duke sjellë edhe këtë herë emocione te publiku përmes emrave të përzgjedhur të pianistëve vendorë e ndërkombëtare./Katror.info