Aktori i mirënjohur amerikan, Chris Evans, e ka zbuluar që të qenët mysafir në Saturday Night Live do t’i shkaktonte ankth të menjëhershëm, prandaj edhe e ka refuzuar mundësinë.
Gjatë një interviste për Entertainment Tonight, ai ndodhej pranë koleges së tij, Ana de Armas, ku diskutonin filmin e tyre Ghosted.
Tema ra kur Armasi njoftoi se ajo do të ishte mysafire në emisionin komik.
“Një kameo do të mund ta përballja. E kam shmangur të qenët mysafir në SNL si murtajën për shumë vite për shkak se frikësohem. Më tmerron”, ka thënë Evansi.
“Ndoshta sepse ndihem që kam shumë, shumë miq humoristë të cilët dikur më kishin thënë që nuk jam humorist. Do të kishte qenë ankth i përditshëm”, ka thënë aktori. /Katror.info