katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    MFPT njofton për ankandin e 9-të të letrave me vlerë
    3 minutes ago
    Sekretari Parlamentar Gjerman viziton Kosovën
    6 minutes ago
    Ministria e Bujqësisë iu bën thirrje qytetarëve për kujdes kundër zjarreve
    8 minutes ago
    KQZ mban mbledhjen e radhës, ja rendi i ditës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Vështrime të reja” – Ekspozita rinore e fotografisë hapet në Europe House Prishtinë
    2 hours ago
    Gjenerata e parë e basketbollisteve – gratë që nisën traditën e lavdishme
    33 minutes ago
    Vjosa Çerkini – një çikë Kosove që thyen kufijtë në gazetari e film
    5 hours ago
    Luledielli sfidon thatësinë, fermerët presin rendiment rekord këtë vit
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Klipi “Levitating” i Dua Lipa-s tejkalon shifrën e një miliard klikimeve në YouTube!
    2 hours ago
    Dua Lipa zgjedh “This House Of Grief” të Helen Garner për leximin e muajit gusht
    5 hours ago
    Mehdi Mulaj shpallet “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes
    23 hours ago
    Angelina Jolie mohon zërat për një libër kujtimesh
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    5 hours ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 day ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    1 week ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    1 week ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    1 week ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    1 week ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Skyscanner”: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?
    1 day ago
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    3 days ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 week ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka me bo javën e fundit t’Gushtit? Suzanne Podcast rekomandon koncerte, ekspozita, festival e seriale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Fun

Çka me bo javën e fundit t’Gushtit? Suzanne Podcast rekomandon koncerte, ekspozita, festival e seriale

Last updated: 26/08/2024 10:19 AM
165 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Freepik

Festivale inovative, ekspozita kolektive, koncerte inspiruese, bizhuteri autentike dhe nja tre mini-recenzione të serialeve tepër intriguese. Ja ku e keni një Monday Marks koxha divers për këtë javë nga Suzanne Podcast.

Contents
Me përjetu: Hapu Fest, PrishtinëMe dëgju: Koncerti “Zorro”, Francesco Bearzatti quartet, PrishtinëMe pa: Ekspozita “Me hijen e lirimit mbështjellë”, PrishtinëMe përjetu: Festivali i Teatrove në FerizajMe pa: Festivali ndërkombëtar i fotografisë “Fotoist”, PrishtinëMe përjetu: Ulpiana Fest, GraçanicëMu zbukuru: Bizhuteri argjendi të Krenare Rakovica, PrishtinëMe këqyr: Tri seriale: “Sunny” / “The Sympathizer” / “Eric”

Çka me bo, me përjetu, me pa, me dëgju dhe me çka mu zbukuru këtë javë? Ju sjellim punëdoret e Krenare Rakovicës, një potpuri recenzionesh të do serialeve të çuditshme ama të zbavitshme, festivalin që promovon hapësinat publike HAPU, pastaj festival teatrosh në Ferizaj dhe artesh e fotografive në Prishtinë. Ka edhe një festival multi-disiplinar në rajonin arkeologjik Ulpiana që sjell pak antikitet në miksin tonë urban.

Me përjetu: Hapu Fest, Prishtinë

Është edicioni jubilar, i dhjeti me rradhë, i festivalit të dedikum përdorimit kreativ të HApësirave PUblike, me akronimin ma të qëllum HAPU. Themelues të festivalit dhe kuratorët e programit janë nga Teatri ODA që ka pasur gjithmonë sens për inovacion në teatër dhe arte performuese. Siç tregon edhe emni, lokacionet janë të ndryshme dhe kryesisht në hapësina publike, prej Pallatit të Rinisë deri tek Sheshi Nëna Tereze, pastaj te Parku i qytetit dhe Shtëpia e të moshuarve, etj. Ka një kombinim i performanseve, talks, ndejave me muzikë por shikojeni krejt programin në këtë link.

Mundesh me e lexu edhe…

Për me ju jep një shine se çka po ju pret, ja një copëz e pëshkrume prej Drejtorit artistik Florent Mehmeti: ‘“Ne po transformojmë përkohësisht hapësira që vizitorët të rizbulojnë veten e tyre dhe atë që i rrethon. Në një barnatore përkohësisht të instaluar të Eva Bubla në Pallatin e Rinisë do të mund të zbuloni kurat e Nënës Natyrë për njerëzit dhe format e jetës më shumë se njerëzore. Ju mund të përjetoni tingujt e Donika Rudit që thërrasin zëshëm për ndikimin kritik të ndotjes së ajrit në shëndetin tonë dhe mjedisin. Takohuni me Atlasin, kllounin në rrugës Nënë Tereza dhe rizbuloni se si të miqësoheni me pëllumbat, drunjtë dhe krijesat e tjera.” Looks good, aint?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Koncerti “Zorro”, Francesco Bearzatti quartet, Prishtinë

DAM festivali fillon ma vonë, por kësaj radhe mund ta përjetoni një koncert jazz si para-event. Fjala është për jazz quartetin e famshëm italian të Francesco Bearzattit me titullin “Zorro” (nga albumi me emrin e njejtë të publikuar do vjetë ma herët). Zorro është përndryshe një hero i librave, filmave dhe serialeve, një luftëtar i maskum kundër padrejtësive, çlirimtar i popullit të shtypun. E bash në njëqindvjetorin e krijimit të Zorros, saksofonisti Francesco Bearzatti dhe kuarteti i tij tinissima, të inspirum prej rrëfimit heroik, e kanë dhanë kontributin e fundit të Cam Jazz në panoramën e gjanë dhe spektakulare të xhazit italian. Nëse klisheja e xhazit si një muzikë kinematografike ka pasur ndonjëherë një kuptim, ky album dhe këta performues e konfirmojnë: turli sekuencash dhe zana filmash, improvizime të shpejta si veprimet e Zorros, dridhje instrumentesh si lëvizjet e Zorros. Pra, një freski për skenën jo edhe aq të pasun të xhaz muzikës te na, vjen me 29 gusht, në ora 20:00, te Platoja e Pallatit të Rinisë.

Me pa: Ekspozita “Me hijen e lirimit mbështjellë”, Prishtinë

Një ekspozitë unike qe po e sjell organizata Sekhmet Institute, që lufton për fuqizimin e drejtave të njeriut. Sipas organizatorëve, ekspozita që titullohet “Me hijen e lirimit mbështjellë” është ekspozita e parë e madhe në Kosovë që “eksploron çështjet queer me kompleksitetet e saj bashkëkohore, duke synuar të riorientojë prioritetet drejt atyre që janë në hije dhe në margjinat e jonormatives.” Ekspozita është e kuruar nga Shaunak Mahbubani, me asistente kuratore Anyla Kabashi dhe mundeni me pa gjatë shtatorit në Grand Hotel, që e ka gjetë vehtën si locacion i arteve kontemporane që nga Manifesta.

Me përjetu: Festivali i Teatrove në Ferizaj

Ky festival organizohet për ma shumë se gjysëm shekulli dhe mbahet në Ferizaj. Sivjet është në lokacionin e Teatrit Adriana dhe Galerisë së Arteve në Ferizaj. Çdo ditë ka shfaqje, që vijnë prej produksionit vetanak të Teatrit Adriana e deri tek shfaqjet nga Multimedia, Teatri Kombëtar, Teatri shqiptar i Shkupit, Teatrit Aleksandër Mojsiu, pastaj teatrot e Gostovarit dhe Prizrenit. Çdo natë ka edhe ndeja me bende të njohura si Asgjë Sikur Dielli, Blla blla blla, La Fazani, Loch Matranga, Edona Reshitaj dhe Grupi NA

Me pa: Festivali ndërkombëtar i fotografisë “Fotoist”, Prishtinë

Ky është edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që organizohet me iniciativën e organizatës eponime “Fotoist”. Fotoist pohon se është festivali më i madh i fotografisë në Ballkan, i themeluar në vitin 2023, me “qëllim të promovimit të fotografisë dhe jetës kulturore në Prishtinë”. Ekspozitat e fotografisë, leksionet, debatet, shfaqjet e filmave, rishikimet e portofolit dhe ngjarje të tjera janë të gjitha pjesë e 5 ditëve të festivalit. Po paralajmërohen punime nga 39 fotografë të njohun ndërkombëtarisht, prej Sheshit Zahir Pajaziti deri te galeria Barabar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me përjetu: Ulpiana Fest, Graçanicë

Një festival në lokacionin arkeologjik të Ulpianës ofron program të ngjeshur të shfaqjeve, veshjeve, ushqimeve, lojërave dhe copëzave të tjera përjetimesh dhe performacash me temë nga antikiteti, të mendume me celebru trashëgiminë kontinuale të Ulpianës deri në ditët e sotme. Përgjatë dy ditëve të 21 gushtit dhe 1 shtatorit mundeni me ushtru poçari, me përjetu lojra tradicionale dhe zeje artizanale si dhe shfaqje teatrale. Sipas organizatorëve: “Përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti do bëhen bashkë për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia.”

Mu zbukuru: Bizhuteri argjendi të Krenare Rakovica, Prishtinë

Dyqani i argjendarisë së Krenare Rakovicës në Prishtinë është I vogël, pak i msheft edhe pse në qendër të Prishtinës, në rrugën Garibaldi. Krenarja e ka trashëgu zanatin dhe biznesin nga prindërit dhe ka vazhdu me mbajt një biznes ku tradita dhe arti bashkohen në një mënyrë inspiruese. E frymëzume nga motivet dhe simbolet e pasuna të kulturës shqiptare dhe ballkanike, Krenarja e ka ndërtu një stil unik që e kombinon të kalumën dhe të tashmen.

Çdo copëz bizhuterie apo gjësende tjera praktike që ajo krijon, reflektojnë teknikat e vjetra të argjendarisë, të përcjelluna brez pas brezi, por të ridizenjume me një prekje moderne që i bën ato të veçanta dhe bashkëkohore. Krenarja përdor detaje të ndërlikume dhe simbole tradicionale që mbartin domethanie të thellë kulturore, duke krijuar bizhuteri që nuk janë vetëm të bukura, por edhe të mbushura me histori dhe kuptim. Për ata që kërkojnë një pjesë autentike të artit shqiptar, dhurata për të dashtun (apo për vehte) dyqani i saj është super destinacion. Shembuj të punëdorëve të saj i keni edhe në instagram.

Me këqyr: Tri seriale: “Sunny” / “The Sympathizer” / “Eric”

Fjalët “odd”, “quirky”, “strange”, “weird”, që të gjitha pak a shumë përkthehen si “çuditshëm” në fjalorët online të gjuhës shqipe. Ama s’janë të gjitha të njejta, se e kanë në vehte doza të ndryshme të së çuditshmes. Një muhabet i shpeshtë me shoqnin tonë është se çfarë seriale televizive ka me këqyrë në Netflix, apo Prime apo Apple (apo ndonjë streaming platformë jo edhe aq legale – që ne natyrisht as s’e praktikojmë as s’e rekomandojmë 🙄). Ja ku i keni tri seriale shumë të ndryshme dhe jokonvencionale, por që të trijat kanë me ja u ngacmu imagjinatën, shqisat dhe kufinin e logjikës.

  • Sunny: Kjo është një seri pak fantastiko-shkencore, pak dramë, pak mister, që të futë në thellësinë e Japonisë moderne. “Sunny” është një përzierje tepër unike me një dozë absurditeti ama edhe emocioneve të thella. Me skena të bukura, narracion të pazakontë dhe aktorë fenomenalë (Rashida Jones e llakë), Sunny sjell rrëfimin e një amerikane pak të vetmume që martohet në Japoni. Vdekja e burrit japonez dhe djalit të vogël është tragjedia që ndodh që në fillim, por ardhja e një roboti për ndihmë shtëpiake e dridh në temel personazhen kryesore që ja nisë me hulumtu se çka i ka ndodhë familjes. Për ata që kërkojnë diçka jashtë kornizave të zakonshme, muzikë të lezeçme pop japoneze, “Sunny” ofron një udhëtim intrigues, të mbushun me dialogje quirky & cool, modë minimaliste dhe teknologji qesharakisht të avansume japoneze.
  • Eric: “Eric” është një miniserial televiziv që ndoshta ma së miri mujm me përshkru si thriller psikologjik. Aktori kryesor ësht Benedict Cumberbatch fantastik si një artist kukullash (tipi që maron kukułla? kukulltar? kukullman?) i dëshpërum, djali i të cilit zhduket në Nju Jorkun e rrezikshëm të viteve 1980. Vincenti pra është një kukulltar në një martesë të palumtun, koxha alkoholik idhanak dhe djali i tij, Edgar, zhduket në moshën nëntë vjeçare tu shku në shkollë. Sjellja gjithnjë e më e paqëndrueshme, iracionale, irituese e Vincentit e largon atë nga miqtë, familja dhe kolegët e tij. Pas problemeve me abuzimin me substancat, Vincent diqysh e bind vehtën se mundet me u ribashku me Edgarin, veç me ndihmën e kukullës që e pat imagjinu djali, e që është nja 3 metra e madhe, që quhet Eric. Rrëfim weird por makes sense, ju premtojmë.
  • The Sympathizer: Seri e vendosun në Vietnam dhe Amerikë, “The Sympathizer” është një seri që ka politikë, histori të luftës në Vietnam, spijunazhë, sex, vrasje, tradhti, ideologji, krejt tu u shpalos në një kohë të trazume me një këndvështrim të pazakontë me plot kthesa narrative. Tregimi shfaqet përmes syve të një spiuni të dyfishtë dhe krijon një atmosferë tensioni, ku çdo episod sfidon perceptimet e zakonshme të shikuesit. Robert Downey Jr vjen në 4-5 role të ndryshme të personazheve të ndryshme në të njejtën seri, që është koxha fun, edhe pse fillimisht, ka pak luan me perceptimin tonë se çka dreqi o ka ndodhë. Me një stil unik dhe një qasje që e bën atë ndryshe nga çdo gjë tjetër në televizion, “The Sympathizer” ka me ju ngashnjy me kqyrë çdo episodë!

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:ekspozitaFerizajFestivalFotoistFunHapu FestKoncerteMe hijen e lirimit mbështjellëPrishtinaserialeSuzanne Podcasttophome2Ulpiana FestZorro

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ​Përvjetori i lindjes së Nënë Terezës
Artikulli i ardhshëm Microsoft konfirmon veçorinë e re në Windows

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Fun

Trendët e dukjes që do të dominojnë në Sunny Hill Festival 2025

45 Shikime
Fun

Sunny Hill Festival – këtë vit me edicionin më të madh ndonjëherë

16 Shikime
Fun

“Fantastic Four” rikthehet me energji të re

34 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?