katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    17 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    17 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    13 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    10 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    17 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    18 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    9 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    10 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    10 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
    MrBeast thyen rekord të ri botëror, kalon 400 milionë abonentë në YouTube
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka na propozon Suzanne Podcast me bo gjatë javës së flamurit?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Çka na propozon Suzanne Podcast me bo gjatë javës së flamurit?

Last updated: 25/11/2024 11:03 AM
48 Shikime
Shpërndaje

Kjo është java e flamurit dhe ngjarjeve festive kuq e zi, kështu që po ju sjellim rekomandime me plot ngjarje nga teatri, muzika, moda, stripi dedikume ditëve kuqezi. Urime e shihemi nëjkah!

Koxha pikëllueshëm kanë dijtë mu kon Festa e Pavarësisë së Shqipnisë apo Dita e Flamurit ndër vite apo dekada. Gjithë me një mallëngjim te poezive të Nolit apo mallkim të poezive të Gjergj Fishtës. Gjithmonë elegji për të ramunit, pak kohë tu jep gëzimit për të ardhmen.

Kohnat kanë ndryshu. S’festojmë mo m’shelë në kafiqa por me ngjarje masive, buzëqeshje dhe dashni. Kemi na hala probleme. Ka Shqipnia hala sfida, ama lista e ngjarjeve që po ju sjellim këtët javë për Monday Marks, osht dëshmi e përparimit, nevojës për kapituj të ri, për diçka ma happy.

Mundesh me e lexu edhe…

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

Ky osht edicion i veçantë i Monday Marks, dedikum Pavarësisë dhe pavarësimit. E kujtojmë historinë e hidhun nëpërmjet dansit modern në shfaqjen “Pas Luftes, Kush Jemi Ne?”; Këndojmë me Vesa Lumën kangët e saja qaq të lumtuna; në Tiranë ka paradë të krenarisë kuqezi, por edhe një vikend fantastik artistik nën ombrellën e Tirana Art Weekend; Zone ka party masive por edhe Servisi ka party masive. Masivitet njo-mas-njo; Ecotonal sjell një album tepër prekës dhe inspirues, me rranjë në “Bageti e bujqësi”; Po ju sellim një botim të rrallë stripi nga Shpend Kada dhe Valdet Gashi (i ndjerë) me temë kreshnike. Kurrqysh nuk i harrojmë gratë se osht edhe ekspozita dhe performanca Gërsheta, por edhe tesha nga Labentina me inspirim nga trashëgimia jonë. Kënaquni se boll kena hjekë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me këqyr: Shfaqja ‘Pas Luftës, Kush Jemi Ne?!’, Prishtinë/Tiranë/Shkup

“Pas luftës, kush jemi ne?!” premton të jetë shfaqje epike e dansit bashkëkohor, prodhuar me idenë e producentit Nysret Pllana dhe koreografi të Robert Nuhës dhe i dedikohet të zhdukurve dhe fëmijëve të vramë në luftën e fundit në Kosovë, 1998/99. Shfaqja ka produksion të madh, me shumë performus por e prek një temë të dhimbshme, mu në vigjile të Ditës së Flamurit, kur i kujtojmë edhe sakrificat për lirinë tonë. Sipas organizatorëve, “tendenca e shfaqjes dans teatër ‘Pas Luftës, Kush jemi ne!?’ është që nëpërmjet gjuhës së trupit, atë të fjalës, komponimit koreografik, qasjes bashkëkohore të imazheve e të gjithë komponentëve të saj, të arrij në atë formë artistike që të ngjalli refleksion mbi atë se “kush jemi ne, pas luftës!?” Shfaqja do të ketë premierë me 26 nëntor në sallën AMC, Mazgit, ndërsa gjatë javës do të udhëton edhe në Tiranë në Ditën e Flamurit me 28 nëntor dhe Shkup me 30 nëntor.

Me dëgju: Koncert i Vesa Luma, Klan Kosova, Prishtinë

Shoqja jonë Vesa Luma osht kthy prej Zelandës së Re, dhe s’ka të ndalun. Autorja e shumë kangëve të njohura tash e dy dekada – qysh para se estrada kosovare të zhytej në auto-tune me zana të njejtë robotik dhe look të njejtë erotik – vazhdon me sjellë freski dhe çiltërsi në koncertet e saja. Tash po vjen me solo koncert në Klan Arena me 27 nëntor, me festu Ditën e pavarësisë në mënyrën ma pozitive të mundshme, se Vesa osht burim i pashterrshëm i pozitivitetit dhe optimizmit. Stili i Vesës karakterizohet nga një kombinim i melodive moderne dhe emocioneve koxha intenzive, tu i dhanë një theks të veçantë tek tekstet dhe interpretimet e saja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me marrë pjesë: Parada Kuq e Zi dhe Tirana Art Weekend, Tiranë

Këtë javë në Tiranë keni shumë ngjarje. Çdo ditë dhe gati çdo orë, dedikum Ditës së Flamurit, por po i veçojmë dy: Paradën e Shqiptarëve apo Parada kuqezi që mbahet me 28 Nëntor, për me kremtu 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, me kostumet e kangët nga çdo trevë shqiptare, në një, siç e quan Kryetari Erion Veliaj “bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.” Parada masive me ngjyra Kuq e Zi shkon përgjatë krejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

E për diçka pak ma kontemporane, e keni Tirana Art Weekend, që osht eventi i parë publik që i bashkon aktorët kryesorë të skenës e pavarun të artit me një program të përbashkët që përfshin hapsina ekspozimi, organizata kulturore, e kolektiva artistike vendore, që po mbahet bash për vikendin e Ditës së Pavarësisë së Shqipnisë. Në edicionin e parë të vetin, Tirana Art Weekend do ta prezantojë një program të ndryshëm me 15 partnerë që tregojnë qasjet e tyne dhe po ftojnë vizitorët, koleksionistët, e profesionistët me u përfshi në projekte e ekspozita bashkëkohore të veçanta, tu nxjerrë në pah punën e artistëve të fuqishëm vendorë e ndërkombëtarë. Programi përnime osht tepër i pasun, prej botimeve në art kontemporan, në ligjerata – me emna të mdhaj e të vegjël të skenës.

Me kcy dhe festu: Zone

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A ka festë pa Zonë? Cila osht zona e festimeve? Party kryesore në shehër premtohet të mbahet në Zone me 28 nëntor me “mretneshën e housit progressiv” Miss Monique si mysafire, dhe dostat tonë Secret47, Gemza dhe Equinoxx. Nuk kemi çka me shtu ma shumë se krejt dihet, po shihemi te veni!

Me kcy dhe festu: Servis

Servisi po kthehet, taman për javën e festave. Gigi FM osht një DJ e pazakonshme me energji unike, që përzin ritmet elektronike me ndikime eksperimentale e atmosferike. E njohun për setet e saja të fuqishme e plot emocion, ajo e çon publikun në nji udhëtim muzikor koxha t’paparashikueshëm. Stili i saj i veçantë bashkon techno, bass-in e thellë, e tinguj t’ambiental, tu kriju nji eksperiencë që s’e harron lehtë kush e ndëgjon! Pandaudio, Deux Ex Machina dhe RT e kompletojnë lineupin e çartë. Përndryshe, Servisi e ka “zbulu nji hapsinë apo koncept t’ri – të errët, enigmatike, e plot gjallni me tinguj t’rafinuem e art video që shpalosen n’çdo cep. E kanë qujtë Black Room – kjo premton me qenë ndër eksperiencat ma t’veçanta të SERVIS Night. Black Room mbahet te AMC Hall me 29 nëntor.

Me dëgju: Albumi i Ecotonal “And You, Oh Trees So Lofty”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!”… e dijmë te tont. Eeeeh një album tepër intrigues nga një bend belgo-holandez ecotonal me titullin “E ju o lisat’ e gjatë!” pat ardhë me tetë kangë frymëzume prej trashëgimisë së pasun natyrore e kulturore t’Shqipnisë e Kosovës. Kangët janë punu me sintezatorë virtual modularë e inçizime t’terrenit, që përthekojnë prej zanit të barinjve e deleve tue shëtit mbi male shkambore, deri te kronika lajmesh prej kohës komuniste. Pejsazhet zanore që dalin prej tyne zgjojnë ndjenja malli, misteri e nostalgjie. Titulli i albumit asht marrë natyrisht prej poezisë shqipe “Bagëti e Bujqësi” të rilindasit t’shekullit 19, Naim Frashërit, që feston jetën pastorale e traditat kulturore t’Shqipnisë.

Me 28 Nëntor lansohet nji remake album, ku i ka ftu 4 artistë me ripunu njanën prej kangëve t’albumit. Remake me emnin ‘Propagations: And You, Oh Trees So Lofty’ përmban katër ripunime të një kange. Ecotonal ua ka dhanë artistëve tjerë krejt materialin e kangës origjinale dhe liri t’plotë artistike me rikriju materialin n’dicka krejt t’re. Kto 4 ripunime n’këtë EP tregojnë se si nji ide origjinale mundet me u shpërnda prej njanës gjeneratë n’tjetrën, tue ruajt karakteristikat e saj dhe tu u frymëzu ma s’miri mundshëm nga trashëgimia jonë. Për me dëgju lansimin me 27 nëntor, klikoni këtë link.

Me lexu: Stripi “T’namunit”, nga Shpend Kada dhe Valdet Gashi

Nuk rekomandojmë shpesh stripa, se prodhimi vendor len shumë për të dëshiruar por për këtë edicion të veçantë kuqezi të Monday Marks, po ju sjellim “T’namunit”, nga dy autorët ma t’njoftun kosovarë, Shpend Kadën dhe Valdet Gashin e ndjerë. Novela grafike e këtyne dy doajenëve të stripave rrëfen një kohë të vështirë pë malësorët e Bjeshkëve të Nemuna, nën thundrën e një perandorie otomane në shkatërrim e sipër. Me shërbëtorë gjithnjë e më të vrazhdë. Osht një strip me rrëfime vuajtjesh, trimnisë dhe dashnisë. Vizatimet janë tipike të stripave europiane, kuadrimet janë gati filmike. Osht ky një botim i Gran Festit (festival të stripave) dhe Pro Arte Institute.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me përjetu: Ekspozite/Performancë ‘Gërsheta’, Kinoatelié, Prishtinë

“Një imazh vajze/gruaje me flokë të vëna në pah, osht ikona arketipale e gjithë gjithnajës femnore! Fije floku të mbledhuna bashkë nëpër tufa dhe të ndara mes tyne në flokë fije-fije, si tufa flokësh të ndërfutura mes tyre dhe të lidhura, të mbledhura gërshetë. Ndër tradita spirituale arkaike, tri tufa flokësh që ndërlidhen mes tyre duke formësuar një gërshetë, besoheshin si përbashkim i trupit, i mendjes dhe i shpirtit.” – kështu fillon rrëfimi i ekspozites/performances Gërshetë. Të marten me 26 Nëntor nga ora 18:00 në Shtëpia e Kulturës KINOATELIÉ, bëhet edhe hapja e ekspozitës “ Gërshetë” nga artisja feministe Ms. Indefinite.

Na morri mendja që në festën ku shpesh folim për burra të nderum, mirë osht me i mendu edhe gratë, qe s’e kanë pas bash lehtë këtë shekull e fiju të pamvarsisë.

Me vesh: Teshat e studios Labentine

Për këtë Monday Marks, edhe modën po ju rekomandojmë me inspirim nga trashëgimia jonë, e Studio Labentinë ndoshta ma s’miri i kombinon elementet e xhubletave dhe veshjeve kombëtare me look modern, urban, që mujm lirisht me veshë në rrugë e në party apo darka solemne. Prej fustanave për ballo deri te mini-funde sensuale, dizajnerja Labentina Shala ka kreacione që “frymojnë mëmëdhe” apo histori dhe trashëgimi etnografike, po pa elemente të teprume dekorative, po thjesht të minimalizuara deri në taman copa të artit. Kqyrini edhe vetë kreacionet dhe pse jo, gjeni diçka për festat e fundvitit.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:AktivitetetFesta e FlamuritKatrori ytKoncertetSuzanne Podcasttop3tophome2tubimet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse bitcoin mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?
Artikulli i ardhshëm Samsung dhe Apple për AI thonë se “dy koka janë më mirë se një”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!

23 Shikime
Katrori YT

Jazz, balet e ekspozita – Propozimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

32 Shikime
Katrori YT

Koncerte, filma e festivale – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?