Ndërkohë, partia opozitare Naleraq, e cila mbështet ndarjen më të shpejtë nga Danimarka, mori 24.5% të votave. Partia aktuale në pushtet “Komuniteti i Popullit”, pësoi një rënie të madhe duke dalë në vendin e tretë me vetëm 21.4% te votave, ndërsa aleatja e saj Siumut arriti të siguronte 14.7% te votave.
Të gjitha partitë kryesore në Groenlandë janë pro pavarësisë, por ndryshojnë në qasjen e tyre. Ndërsa Naleraq kërkon një shkëputje të menjëhershme, Demokraatit synon një tranzicion gradual, duke vendosur ekonominë në plan të parë.
Fituesit e zgjedhjeve duhet te përfshihen tashme në negociata për formimin e qeverise se re ne parlamentin me 31 ulëse.
Një faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje ishte edhe deklarata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka përmendur mundësinë e aneksimit të Groenlandës nga SHBA. Kjo ka shkaktuar shqetësime tek banorët, por gjithashtu ka forcuar pozitat negociuese të Groenlandës ndaj Danimarkës dhe fuqive të tjera globale. Edhe pse Groenlanda gëzon një autonomi të zgjeruar që prej vitit 2009, Danimarka ende kontrollon çështjet e mbrojtjes, politikën e jashtme dhe monedhën. Debati për pavarësinë mbetet i hapur, por rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se shumica e votuesve kërkojnë stabilitet ekonomik përpara se të ndërmarrin hapa konkretë drejt shkëputjes.
Ishulli nuk ka zgjedhur te shpallë deri më tani pavarësinë për shkak të varësisë ekonomike që ka nga Danimarka pasi ky shtet i jep ishullit më shumë se 1 miliardë dollarë në vit. /Katror.info
Përgatiti:
