Premiera “Club Albania” bazuar në “Pas Vdekjes” të Andon Zako Çajupit, do të shfaqet sot në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë – Prishtinë).
Shfaqja vjen nën regjinë e Fatos Berishës me kastën e mrekullueshme të aktorëve si: Armond Morina, Ard Islami, Teuta Krasniqi, Ylber Bardhi, Majlinda Kosomoviq, Armend Smajli dhe Naim Berisha.
Shfaqja është një komedi politiko-shoqërore, që shfaq fokusin nëpërmjet situatave komike por që në thelb janë shumë më të thella, dhe e njëjta tashmë mund ta shihni në Teatrin Kombëtar.
Repriza e parë do të mbahet me 29 Nëntor 2022, duke filluar nga ora 20:00.
