Për herë të parë në Kosovë është ndarë Çmimi kombëtar i Vullnetarizmit Edukativ, nga organizata jo qeveritare TOKA.
Siç njoftojnë organizatorët, vendin e parë e fitoi klubi “Besnikët” nga Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.
”Vendin e parë e fitoi klubi “Besnikët” nga Shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë. Ata me projektin “Kantina në shkollën time” u shpërblyen për ndikimin pozitiv që kanë sjellur duke e rregulluar kantinën në shkollë e tyre. Ne e urojmë klubin dhe e motivojmë të vazhdojnë të bëjnë ndryshime pozitive që i inspirojnë të tjerët”, thueht në njoftimin në Facebook të organizatës.
TOKA është një organizatë jofitimprurëse për zhvillimin e të rinjve, misioni i së cilës është të përshpejtojë ndryshimet sociale në Kosovë duke investuar në rininë e saj. Kjo organizatë është e fokusuar veçanërisht në fuqizimin e të rinjve nga komunitetet e pafavorizuara, të cilët luftojnë për të arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të rrethanave të tyre socio-ekonomike, gjinore ose etnike. /Katror.info
Përgatiti:
