Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”.
Çmimi për veprimtari jetesore iu dha artistit Esat Valla, kurse çmimi për krijimtari në tri vitet e fundit artistes së ndjerë Alije Vokshi.
Anëtarë të komisionit për çmime: Valbona Zherka, piktore, kostumografe; Lirije Buliqi, skulptore dhe Alisa Gojani, u. d. e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Zherka tha se ndihet keq që profesoresha Alije s’është për momentin, “por zakonisht ne krijuesit lëmë diçka pas vetes. Po besoj që vajzat e Alijes i gëzon ky lajm, por nuk ndihen mirë që ajo nuk është”.
Ndërkaq për profesor Esatin ajo tha se ai nuk është ndalur duke u uruar suksese për të ardhmen.
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku tha se është ditë e veçantë për krijuesit e kësaj fushe dhe për MKRS-në ndarja e këtyre çmimeve./Katror.info