Dafina Zeqiri është njëra nga personazhet më të përfolura në tregun e muzikës në Kosovë.
Secila paraqitje e saj komentohet në rrjete sociale.
Ajo këto ditë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.
Bukuroshja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në Instagram duke treguar një nga paraqitjet në koncert.
Krijuesja e hitit “Harroj” shfaqet atraktive me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me një stil flokësh të ri.
Flokët kaçurrele dhe grimi ngjyrë kafe e kanë bërë të duket edhe më e veçantë, shkruan Telegrafi.

Dukjen e ka kompletuar me një palë çizme të zeza të gjera e të gjata deri në gjunjë.
“Maje mir sa e ki ti ndor ohh. A pe sheh me kuroror ohh”, ka shkruar ajo. /Katror.info
Përgatiti:
