Organizata EcoZ, në bashkëpunim me Kosova Hiking Trips, fton qytetarët që të bashkohen në ngjarjen e veçantë “Damn the Dams – Liro Lumenjtë!”, që do të mbahet të shtunën, më 16 gusht, me qëllim largimin e hidrocentraleve ilegale nga parkët kombëtare dhe mbrojtjen e lumenjve të Kosovës.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të organizohet një ecje e lehtë drejt Majës së Karpës së Kuqe, në zemër të Parkut Kombëtar Sharri. Nisja do të bëhet nga Stacioni i Autobusave në Prishtinë në orën 15:30, ndërsa fillimi i ecjes është planifikuar në orën 17:00 nga parkingu i Hotel Molika, Brezovicë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë një ecje panoramike me pamje mahnitëse malore, të marrin pjesë në një panair me produkte vendore dhe aktivitete që promovojnë pasuritë natyrore të Kosovës. Mbrëmja do të përmbyllet me një koncert ku do të performojnë artistë të njohur shqiptarë.
Transporti nga Prishtina është falas dhe hyrja në ngjarje është pa pagesë. Vendet janë të kufizuara, prandaj organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të regjistrohen sa më parë përmes linkut:
https://forms.gle/w3c4zpPEf6M1vQvx6
/Katror.info