Baleti Kombëtar i Kosovës, të enjten e 17 prillit rikthen në skenë baletin “Deadline”, një vepër bashkëkohore që na zhyt në atmosferën e një redaksie gazete gjatë epokës së artë të shtypit – vitet 1920 në një metropol evropian.
Në njoftim thuhet se koreografi Sead Vuniqi sjell një gjuhë lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, për të përshkruar botën plot tension, energji dhe përkushtim të gazetarëve, fotoreporterëve, punëtorëve, stenografistëve dhe sekretareve që bashkëpunojnë nën presionin e afateve.
Ngjarja mbahet nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, Prishtinë. /Katror.info
Përgatiti:
