Sot në Deçan u mbajt një ceremoni solemne për nder të një miku të madh të Kosovës, Gjeneralit amerikan Arthur Garffer, i cili u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Deçanit.
“Ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit dhe i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë”, shkroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook.
Ky titull është një shprehje mirënjohjeje dhe respekti për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe rolin vendimtar të saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë./Katror.info