Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i cili ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të mbajë një konferencë për media të hënën.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet në ora 14:00 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, përcjell Katror.info.
Një delegacion prej 18 anëtarësh i PACE ka qëndruar në Kosovë për të monitoruar procesin zgjedhor të mbajtur më 9 shkurt.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt, ndërsa pjesëmarrja në votime ka arritur në 40.59%../Katror.info