Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim, në 98% të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.4%, duke pasur një marzh gabimi prej 1.44%.
Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.8%, me një marzh gabimi prej 1.45%.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17.5%, me një marzh gabimi prej 0.97%.
Koalicioni AAK-Nisma ka 7.2%, me marzh gabimi prej 0.82%.
Koalicioni për Familjen ka arritur 2.4%.
Një zhvillim i rëndësishëm është edhe rezultati i partisë Za Slobodu Pravdu i Opstanak, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, e cila ka siguruar 0.6% të votave dhe ka arritur të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke përfituar nga hapësira prej 10 ulësesh për partitë e komunitetit serb./Katror.info