Sporti i pingpongut ka filluar të afirmohet dita ditës në Kosovë, falë angazhimit të klubeve të pingpongut në qytetet e ndryshmë.
Këtë fundjavë në Herceg Novi të Malit të Zi është zhvilluar turneu tashmë tradicional Herceg Novi Opën 2024 ku morën pjesë dhjetra lojtarë nga vende të ndryshmë të rajonit përfshi Kroacinë e Hungarinë, e në mesin e tyre ishte edhe i riu Denat Makolli, nga Prishtina, klubi Dardania i cili arriti të siguroj 2 medajle në 2 kategori.

Denat Makolli vetëm 8 vjecar, arriti të siguroj medalje si finalist në kategorinë U11, si dhe medaljën e bronzt në kategorine U13. Në kategoritë e reja ishin mbi 50 lojtare nga 7 shtete që garuan për tituj. Në finale, edhe pse shumë e ngushtë me poena, Denat Makolli nuk arriti të fitoj ngaj nikoqirit Marko Madenac, i cili është kampion i Malit të Zi në kategorinë U11.

Denati i udhëhequr nga trajneri Milot Makolli, njëherit babai i tij, arriti të korr sukses në turneun ndërkombëtar Herceg Novi Open dhe kjo tregon se puna në klube me gjereratat e reja po rezulton të jetë e suksesmë në arenën ndërkombetare.

Fituesit u shpërblyen me medalje dhe me dhurata sportive nga kompania e paisjeve të pingpongut JOOLA.
Të dielen do të zhvillohen ndeshjet në kategorit e Seniorëve ku pritet të marrin pjesë disa lojtarë nga Kosova. /Katror.info
Përgatiti:
