Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
Kënga mban titullin “Pa mu”, e cila po ashtu vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja e famshme ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në videoklip, duke qenë se gjithnjë i kushton rëndësi të madhe.

Miksimi dhe masterizimi vlen të ceket se u bë nga Manu, gjersa për producimin u kujdes Panda Music.
Kënga duhet theksuar se tani ndodhet në të gjitha platformat muzikore përfshirë, YouTube dhe Spotify. /Telegrafi/Katror.info
Përgatiti:
