Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë./Katror.info