katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Destinacionet turistike dimërore në Kosovë që duhesh me i pa
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Destinacionet turistike dimërore në Kosovë që duhesh me i pa

Last updated: 12/02/2023 5:54 PM
1.7k Shikime
Shpërndaje
Foto: Lili Berisha
Foto: Lili Berisha
  1. katror.info>
  2. Udhë>
  3. Destinacionet turistike dimërore në Kosovë që duhesh me i pa

Turizmi dimëror viteve të fundit është kthyer në një atraksion për qytetarët e Kosovës.

Stina e dimrit, për ata që e pëlqejnë dhuron shumë lumturi.

Duke pasur parasysh edhe lartësinë mbidetare, Kosova është ndër vendet që të ofron mrekulli të shumta natyrore sa i përket turizmit dimëror.

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

Pushimet dimërore janë një mundësi shumë e mirë për të kaluar bukur pasi mund të provohen sporte të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të përjetuar pushime të këndshme dimërore ju duhet të zgjidhni një destinacion ku kjo stinë pasqyrohet më së miri, pra një vend me dëborë.

Ne ju sugjerojmë listën e 10 vendeve në Kosovë, që kanë sasi të konsiderueshme bore gjatë stinës së dimrit.

Boga

Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I ndodhur në një lartësi mbidetare rreth 1,500 metra në rajonin e Rugovës së Pejës, fshati Bogë është ndër atraksionet kryesore turistike në Kosovë. Por padyshim se ky fshat më të bukurën e rezervon për dimër.

Rreth 30 km larg qytetit të Pejës, Boga ofron shumë mundësi për të kaluar ditë të mrekullueshme. Duke filluar nga shtëpizat e shumta të veshura nga druri të vendosura në rrafsh dhe në bjeshkë të Bogës.

Foto: Zeri.info

Skaj shtëpizave ndodhet edhe shtegu për skijim i cili mund të shfrytëzohet nga të rriturit dhe fëmijët.

E cilësuar si vendlindja e skitarisë Kosovare, Boga gjithashtu ofron mundësinë për të ndjekur trajnime në shkollat për skijim për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë skijimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por nëse ju nuk jeni nga ata që e preferojnë skijimin, Boga iu ofron mundësinë të eksploroni natyrën e saj me anë të teleferikut i cili ka gjatësi deri në 1,000 metra.

Pamja që do të shihni nga teleferiku është magjepse. Ju mund të shihni borën e pa prekur, pishat e larta dhe bjeshkët e Rugovës si në pëllëmbë të dorës.

Brezovica

Brezovica është qendra kryesore e shijimit në Kosovë dhe ka 9 shtigje skitare me 9 skilifte dhe teleferikë, me hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Brezovica, shtrihet në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit në 2,500 metra lartësi mbi nivelin e detit.

E ndodhur në Komunën e Shtërpcës, Brezovica është fshat me pamje piktoreske e cila ofron aktivitete te shumta për të apasionuarit e sporteve dimërore.

Brezovica ofron shtigje të gjera të skijimit duke përfshirë kështu edhe një sistem i cili përbëhet prej katër teleferikëve dhe tre ski-liftave që janë të lidhura me 16 kilometra pistë skijimi.

Foto: KosovO’s Holidays

Pistat janë të gjera dhe me struktura të ndryshme. Duke filluar nga pista e quajtur “Livadhi i Madh” e cila frekuentohet nga skitarë profesionistë, fillestarë dhe fëmijë, deri tek pistat e vështira si “Qafa e Shqiponjës” dhe “Qafa e Luanit” të cilat frekuentohen vetëm nga skitarë profesionistë dhe adhurues të sporteve ekstreme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pamjet e Maleve të Sharrit që ofron teleferiku janë magjepësese. Drunjtë e gjatë dhe rrezet e diellit që bien mbi borë duke krijuar kështu shkëlqim vezullues të borës, do të jenë disa nga pamjet që do ju mbesin gjatë në kujtesën tuaj.

Brodi

Brodi është fshat në Komunën e Dragashit që shtrihet në 2,200 metra lartësi mbidetare dhe i rrethuar nga male të larta shkëmbore.

Pak më shumë se një orë larg nga qyteti i Prizrenit, Brodi ka rreth 900 shtëpi të ndërtuara pranë njëra-tjetrës, për të cilat turistë të huaj thonë se iu kujtojnë stilin e ndërtimit të shtëpive të fshatrave të vjetër italianë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Investimet në infrastrukturë dekadën e fundit kanë shtuar numrin e turistëve nga thuajse të gjitha vendbanimet shqiptare, meqë fshati gjendet afër kufirit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Foto: Zeri.info

Me një natyrë piktoreske për t’u shijuar gjatë të gjitha stinëve, por Brodi karakterizohet më shumë për borën dhe shtigjet e skijimit gjatë dimrit.

Terreni është i përshtatshëm për skijim, prandaj edhe është funksionalizuar qendra skitare, si një ndër më të rejat në Kosovë.

Në këtë qendër është edhe ski-lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prevalla

Prevalla është fshat turisik në Prizren i cili më së shumti frekuentohet gjatë stinës së dimrit. Prevalla gjendet në Malet e Sharrit, ndodhet 28 kilometra larg Prizrenit, dhe shtrihet në një lartësi prej 1,800 metra mbi nivelin e detit.

Për pushuesit, Prevalla ofron qendër skijimi e cila është e përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore.

Fshati kufizohet me një pyll të madh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prevalla është vendi ideal për skitarë profesionist. Por mbi të gjitha, për ata fillestar. Pozita e përshtatshme që Prevalla ka, u jep mundësi skitarëve fillestar të përvetësojnë aftësi perfekte në skijim.

Foto: Zeri.info

Për vizitorët që duan të eksplorojnë Prevallën duke ecur, përveç shtegut te skijimit ekziston edhe shtegu i ecjes në borë. Gjatë ecjes, ju do të hasni në lumenjtë “Lumbardhi” dhe “Lepenci” të cilët rrjedhin në territorin e Prevallës. Lumenj këta që e bëjnë edhe më të bukur eksperiencën tuaj në këtë fshat turistik.

Pasi të keni përfunduar eksplorimin e Prevallës, është koha të ktheheni në pjesën e rrafshët të fshatit ku gjenden edhe restaurante të ndryshme të cilat shërbejnë ushqime të përgatitura nga përbërësit natyral që kultivohen në fshat.

Bajgora

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shala e Bajgorës, është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit rrëzë Kopaonikut.

Shala e Bajgores kufizohet me Mitrovicën, Vushtrrinë, Zveçanin, Kastriotin e Besianën ndërsa në pjesën veriore kufizohet me Serbinë.

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë.

Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe kompleksi me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bjeshka e Belegut

Një mundësi fantastike për turizëm malor ofron edhe Bjeshka e Belegut.

“Bjeshka e Belegut” gjendet në nyjën tre kufitare Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri në Komunën e Deçanit.

Zona ofron një panoramë mahnitëse në të gjitha stinët por gjatë dimrit ofron kushte shumë të favorshme për skijim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Zeri.info

Trashësia dhe cilësia e borës, e bëjnë më të veçantë këtë qendër skijimi.

Për shkak të grumbullimit, bora në bjeshkët e Blegut qëndron deri në muajin maj.

Liqenati

Një zonë mjaft atraktive gjatë dimrit është edhe zona e Liqenatit të Kuqishtës e cila gjendet në pjesën perëndimore të Pejës në lartësi mbidetare prej 1,460m.

Bukuria e kësaj zone shtohet atëherë kur pishat e larta të cilat arrijnë lartësinë mbi 20m dhe e rrethojnë këtë zonë turistike, mbulohen nga bora duke krijuar një ambient shumë të ngrohtë dimëror për të gjithë turistët që përjetimet e tyre të jenë të paharruara.

Foto: Zeri.info

Ajo që e bënë këtë zonë turistike edhe më unike dhe ofron përjetime të veçanta për të gjithë vizitorët, janë liqenet e Rugovës që gjinden në lartësi prej 1,860m./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:BogaBrezovicaBrodihiikingLiqenatiRugovatop1tophome2turizmi dimerorudheWinter's Tourism

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ‘The Sun’ shkruan për historinë e familjes së Rita Orës
Artikulli i ardhshëm Chris Martin lavdëron Rihanna-n si këngëtaren më të mirë të të gjitha kohërave
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

FFK organizon punëtori për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027

30 Shikime
Udhë

Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi

5 Shikime
Kuriozitet

Medaljet olimpike këtë vit vlejnë më shumë se kurrë

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?