katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    16 hours ago
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    10 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    10 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    19 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    19 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    19 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    19 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Diskutohet mbrojtja e sinjalizuesve në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Diskutohet mbrojtja e sinjalizuesve në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025

Last updated: 10/12/2025 1:05 PM
44 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Diskutohet mbrojtja e sinjalizuesve në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2025”, Lëvizja “FOL” ka mbajtur tryezë diskutimi me temë “Mbrojtja e Sinjalizuesve në Kosovë: Mes Ligjit dhe Realitetit”. Në këtë tryezë diskutimi u theksua mostrajtimi serioz i rasteve që raportohen nga sinjalizuesit nga institucionet e drejtësisë e ku drejtoresha e Lëvizjes “FOL”, Mexhide Demolli, tha se bazuar në anketimet e bëra vetëm 40 për qind e të punësuarve në sektorin privat janë të gatshëm me raportu për çështje të ndryshme, shifër kjo që ,sipas saj, është shenjë e frikës, raporton Ekonomia Online.

Demolli thekson se pavarësisht se Kosova ka një ligj të avancuar për mbrojtjen e sinjalizuesve, ajo has në pengesa serioze, duke theksuar edhe se ka ende raste kur në faqen zyrtare të një institucioni vazhdon të mbahet e publikuar sinjalizuesi dhe emri i personit.

“Qëllimi i kësaj tryeze është që të sjellë për diskutim sfidat dhe mundësitë që kemi për zbatimin në praktikë të ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, sidomos kur preken interesat ekonomike të shtetit. Edhe pse Kosova ka një ligj të avancuar për mbrojtjen e sinjalizuesve, zbatimi i tij has në pengesa serioze, si mungesa e informimit të shumë udhëheqësve në këtë fushë, keqkuptimet mes sinjalizuesit dhe një zyrtari përgjegjës. Kemi raste kur në faqen zyrtare të një institucioni vazhdojnë ta mbajnë të publikuar sinjalizuesin dhe emrin e personit, dhe kjo është për keqardhje sepse bëhet fjalë për institucione serioze, si dhe vështirësitë reale për të ruajtur të dhënat e raportimit. Në sektorin privat, shumica e bizneseve nuk kanë informata për ligjin dhe ende nuk kanë një zyrtar të përgjegjshëm, inspektimet janë të pakta dhe nuk ka procedura kundërvajtëse të raportuara. Raportimi vjetor pothuajse mungon dhe vetëm 40% e të punësuarve në sektorin privat të cilët i ka anketuar Lëvizja FOL janë të deklaruar se do të sinjalizonin, shenjë kjo e frikës. Sot, një vit më parë, kishim një tryezë të ngjashme me temë të ngjashme, ku mori pjesë sinjalizuesja Makfirete Dibrani. Një vit më parë, për të njëjtin rast, dy persona ishin në paraburgim, sot të dy personat janë të lirë dhe ende nuk kemi asnjë aktakuzë të ngritur. Kjo tregon hendekun mes ligjit dhe realitetit. Sinjalizimi për çështje të ndryshme ka kaluar në tentim-mbyllje të rastit, në ndërrim të prokurorit, hetime selektive si dhe mungesë të mbrojtjes së plotë të sinjalizueses.”

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Avokati Ardian Bajraktari foli për rastin e sinjalizueses, Makfirete Dibrani, ndaj së rastit e së cilës nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur për personat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Para një viti ishte bërë publik rasti i zonjës Dibrani, e cila si një qytetare e guximshme ka zgjedhur ballafaqimin me një shkelje ligjore. Që prej asaj kohe kur është paraqitur publikisht, ajo është përballur me kërcënime dhe përgjigja që ka marrë nga Policia e Kosovës ka qenë ‘ruaju’. Kjo është tregues i mungesës serioze të trajtimit në raste të tilla. Vlen të theksohet që rasti është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Më në fund është vlerësuar që Prokuroria Speciale e Kosovës ta trajtojë këtë rast dhe sipas të dhënave hetimet kanë filluar në tetor të vitit 2023. Tashmë kemi tejkalim prej dy viteve, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Vlerësojmë se prokuroria në këtë rast nuk po e trajton çështjen si duhet; a ka mungesë vullneti apo rrethana të tjera  mbetet të shihet, ndonëse kemi komunikim të vazhdueshëm dhe shprehim gatishmërinë për të ofruar çfarëdo mbështetjeje që i duhet prokurorisë. Ajo ende nuk e ka statusin e sinjalizueses dhe ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse jemi të bindur që, pavarësisht rregullimit ligjor, ekzistojnë rrethana përjashtuese sipas nenit 20 të ligjit. Mbi të gjitha, është e rëndësishme se si një zyrtar e bën shpalosjen në momentin kur fillojnë të merren prokuroria dhe policia; ai zyrtar e ka kryer detyrën e tij si zyrtar i përgjegjshëm, ndërsa zyrtari nuk mban përgjegjësi për detyrat e prokurorit“, tha Bajraktari.

Udhëheqësi i Divizionit për Sinjalizim nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Milot Shala, tha se ligji duhet të ndryshohet dhe se sinjalizuesi të ndihet i lirë kudo për të raportuar.

“Sa i përket çështjeve që diskutuat, pajtohemi plotësisht. Ne besojmë se ligji është i mirë, por ka ardhur koha të ndryshohet. Forma aktuale e raportimit, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, nuk është në përputhje me direktivën evropiane, sepse sinjalizuesi duhet të ndihet i lirë të zgjedhë ku të raportojë. Do të ishte mirë që sinjalizuesi kudo të ndihet i sigurt për të raportuar. Unë mund të flas për institucionet publike, fatmirësisht kemi rritje të vetëdijesimit dhe numër më të madh të rasteve të paraqitura. Sivjet i kemi afër 90, ndërsa vitin e kaluar rreth 50. Ne vazhdimisht po ofrojmë trajnime, sivjet kemi pasur mbi 10 trajnime për këtë çështje. Te sinjalizimi i brendshëm kemi rritje të numrit të rasteve: vitin e kaluar ishin 124 raporte të paraqitura brenda institucioneve, ndërsa këtë vit në raportin gjashtëmujor kemi rreth 60 raportime. Në sektorin privat situata nuk është e mirë, por zyrtarët kanë filluar të shfrytëzojnë mekanizmat ekzistues“, tha ai./EO/Katror.info

TAGGED:Java kunder korrupsionitLevizja FOLmbrojtja e sinjalizuesvesinjalizuesit

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Armend Mehaj bën thirrje për unitet politik para zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë
Artikulli i ardhshëm Ambasada gjermane: S’lejohet fushatë nga zyrtarë të huaj në Gjermani

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

8 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?