Distria Krasniqi e ka siguruar gjysmëfinalen në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi e mposhti në çerekfinale xhudisten hungareze Reka Pupp. Distria fillimisht realizoi uazari, ndërsa një sekond para fundit të luftës, realizoi “Yuko”, shkruan Koha.net.
Në gjysmëfinale do të përballet me spanjollen Ariane Toro Soler.
Në luftën e parë fitoi ndaj brazilianes Jessica Pereira, ndërsa në luftën tjetër dominoi edhe ndaj xhudistes nga Porto Riko, Francine Echevarria. /Koha.net/Katror.info
Përgatiti:
