Dita Botërore e Qyteteve synon të theksojë rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar për përmirësimin e jetesës në mjediset urbane. Tema e sivjetme, “Qytete inteligjente të përqendruara te njerëzit”, vendos në qendër balancën midis inovacionit teknologjik dhe nevojave humane.
Sipas raportit të fundit të OKB-së, zonat urbane përbëjnë vetëm 2% të sipërfaqes së Tokës, por strehojnë 54% të popullsisë botërore, një shifër që pritet të kalojë 60% deri në vitin 2050. Megjithatë, qytetet janë gjithashtu përgjegjëse për 60% të emetimeve ndotëse dhe konsumojnë 78% të energjisë globale.
Në këtë kontekst, përqafimi i teknologjive inteligjente është bërë thelbësor për krijimin e qyteteve që ofrojnë shërbime më efikase, mjedise më të pastra dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Por, siç thekson raporti, sfidat mbeten të shumta pabarazia dhe përjashtimi social shpesh rriten më shpejt sesa vetë qytetet, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës./KultPlus.com/Katror.info



 
			



 
                                
                             

