Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” ka njoftuar se ka shpallur sot, më 07.08.2025, fituesit e edicionit të parë të Forumit të Filmit të Shkurtë, të mbajtur më 06.08.2025, organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër të edicionit të të 24-të të “DokuFest” që po mbahet në Prizren.
“DokuFest” ka njoftuar se ceremonia e ndarjes së çmimeve shënoi përmbylljen e këtij edicioni të parë të Forumit që mblodhi së bashku tetë projekte të veçanta nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Forumi i Filmit të Shkurtër, sipas njoftimit, është krijuar për të mbështetur dhe zhvilluar talentët e rinj në fushën e filmit të shkurtër në rajon, duke ofruar mentorim profesional, mundësi bashkëpunimi dhe prezantimi para industrisë.
Çmimet:
- Çmimi “Euro Connection” iu dha filmit “I Still Haven’t Cried” -regjia: Flaka Kokolli (Kosovë).
- Çmimi “Agora Market” i dha filmit “Discobox”- regjia: Romina Ruda (Shqipëri).
- Çmimin “You only Pitch Twice” e mori filmi “Who Is Singing?”- regjia: Ana Morina (Kosovë).
- Çmimi “Festival strategy” prezantuar nga “Square Eyes” shoki për filmin “Soil”- regjia: Kiril Karakash dhe Svetislav Podleshanov (Maqedonia e Veriut)
- Çmimi “Talent Doc” nga Qendra Kinematografike e Kosovës iu dha filmit “Soundtrack of a People: Boom”, regjia: Fjolla Muharremi (Kosovë).
- Çmimi “Best Pitch” nga “DokuFesti” i udha filmit “Sveti Antun Pustinjak”, regjia: Antonio Dimovski (Maqedonia e Veriut).
- Çmimi “Best Project – Creative Force” nga Ambasada Suedeze (Sweden in KS) iu dha filmit “Who Is Singing?”, regjia: Ana Morina (Kosovë).
“Këto çmime njoftimit vlerësojnë krijimtarinë, origjinalitetin dhe përkushtimin e autorëve të rinj që po formësojnë gjeneratën e re të kinemasë në rajon”– thuhet në njoftimin e “DokuFestit”.
Forumi u mbështet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, qendrat e filmave të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ato të Malit të Zi, e cila, sipas njoftimit do t’i bashkëngjitet forumit të vitit të ardhshëm (2026).
Edicioni i 24-të do të mbahet deri më 9 gusht 2025./Kallxo.com/Katror.info