Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri organizon shfaqjen e dokumentarit “Return to Kosovo”, të realizuar nga gazetari britanik Julius Strauss, shkruan Katror.info.
”Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, jepet shfaqja e dokumentarit “Return to Kosovo”, e gazetarit anglez Julius Strauss”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri.
Ngjarja do të mbahet të premten, më 13 qershor, me fillim nga ora 18:00, në sallën e hotelit “Mulaj”, në rrugën “Ukraina e Lirë”, pranë ndërtesës së Ambasadës në Tiranë. /Katror.info
Përgatiti:
