Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka arritur një sukses të rëndësishëm në turneun ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, duke siguruar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 60 kg, shkruan Katror.info.
Sadiku siguroi këtë arritje pasi mposhti bindshëm boksieren kazake Tursynbek Alnar në çerekfinale me rezultat 5:0, duke dominuar në të tri raundet. Ky sukses shënon medaljen e parë për Kosovën në këtë turne pas më shumë se dyzet vitesh, sipas Federatës së Boksit të Kosovës.
Në gjysmëfinalen e 28 shkurtit, Sadiku do të përballet me boksieren turke Erginoguz Evin, me synimin për të avancuar më tej në garë dhe për të siguruar një rezultat edhe më të madh për boksin kosovar./Katror.info