Drejtoria për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar se BE është investitori, partneri i tregtisë dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare.
Nga kjo Drejtori kanë thënë se do të vazhdojë të përkrah rrugën e Kosovës drejt Evropës.
“Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar kjo Drejtori.
Drejtoria për Fqinjësi dhe Zgjerim e Bashkimit Evropian (DG NEAR) luan një rol kyç në mbështetjen e vendeve që synojnë anëtarësimin në BE, përfshirë Kosovën.
Ky organ i Komisionit Evropian ndihmon Kosovën në përmbushjen e kritereve për anëtarësim përmes financimit dhe asistencës teknike. Përmes Instrumentit për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA), DG NEAR mbështet reforma në qeverisje, sundimin e ligjit, arsimin, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik./Katror.info