Drilon Hajrizi do të vazhdojë të jetë pjesë e KB Trepçës edhe në sezonin e ardhshëm.
Kampioni aktual i Kosovës në basketboll ka konfirmuar se Drilon Hajrizi ka nënshkruar kontratë të re, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit për edhe një vit tjetër.
”Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.
Hajrizi mbetet kështu në ‘Minatori’, ku edhe ka qenë një nga figurat kyçe të suksesit të Trepçës në vitet e fundit./Katror.info
Përgatiti:
