Mësohet se Dua Lipa dhe Harry Styles janë ndër artistët më të suksesshëm dhe më të pasur në industrinë muzikore britanike, përcjell albinfo.ch.
Referuar revistës “Heat” për vitin 2024, ata kryesojnë listën e artistëve më të pasur nën 30 vjeç.
Harry Styles është i pari në këtë listë me një pasuri prej 200 milionë paund, kurse në vendin e dytë është Dua Lipa me 104 milionë.
Dua Lipa, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe hitet si “Levitating” dhe “Don’t Start Now”, ka arritur një nivel të suksesit komercial që pak artistë e arrijnë.
Albumi i saj i vitit 2020, Future Nostalgia, bëri që ajo ta forcojë vendin e saj në skenën muzikore, duke fituar vlerësimin e kritikëve dhe duke kryesuar listat ndërkombëtare. Përtej muzikës, njohuritë e biznesit të Lipa-s janë shtrirë në reklamimin e markave, një partneritet të modës me Puma-n dhe markën e saj të stilit të jetesës, Service95./Katror.info