Dua Lipa duket më e dashuruar se kurrë teksa shijon një moment pushimi nga turneu i saj në Tokio në shoqërinë e partnerit të saj, Callum Turner, si dhe familjes së saj.
Ylli i popit, 29 vjeçe, u fotografua, ndërsa po kalonte një pasdite të relaksuar me aktorin britanik.
Dyshja, që kanë qenë së bashku për pjesën më të madhe të këtij viti, u shfaqën të kapur për dore teksa kalonin një rrugë të ngarkuar në kryeqytetin japonez, shkruan DailyMail.
Këngëtarja dukej rrezatuese në një fustan të zi elegant të kombinuar me geta dantelle, ndërsa Callum mbante një pamje të relaksuar me një xhaketë të zezë lëkure dhe tuta.
Në një moment romantik, Callum i dha një puthje në kokë këngëtares, një çast që u pasua me një tjetër puthje plot dashuri.
Dua, përpos partnerit të saj, ndau disa fotografi nga udhëtimi i saj edhe me familjen e saj.
Romanca e çiftit është bërë gjithnjë e më e dukshme që nga janari i këtij viti, kur ata u panë për herë të parë së bashku në një festë në Londër.
Ndërkohë, në shtator, ata ndanë një mbrëmje intime me anëtarët e familjes së Duas, duke shijuar një vakt të qetë përpara se të niseshin drejt një tjetër ngjarjeje./Katror.info