katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Duhet të flasim për plastikën: pesë gjëra të përditshme që po dëmtojnë planetin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Duhet të flasim për plastikën: pesë gjëra të përditshme që po dëmtojnë planetin

Last updated: 30/11/2024 9:18 AM
126 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Francesco Brembati/The Guardian
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Duhet të flasim për plastikën: pesë gjëra të përditshme që po dëmtojnë planetin

Këtë javë, liderët botërorë u mblodhën në Busan, Korenë e Jugut, për të diskutuar një traktat global për plastikën, me qëllimin për të kufizuar ndotjen nga një nga materialet më të rrezikshme në planet. Ndërsa një ngjarje kaq e nivelit të lartë mund të duket shumë larg jetës sonë të përditshme, pikërisht produktet që përdorim çdo ditë që janë në qendër të negociatave. Disa plastika janë më të dëmshme se të tjerat dhe kanë ndikim unik në pjesë të ndryshme të botës.

Këtu, ne shqyrtojmë pesë nga shkelësit më të mëdhenj, shkruan Emma Bryce për The Guardian.

Paketat plastike, Indonezi
Sacheti u popullarizua në Azi, kryesisht nga Unilever në vitet 1980, si një mënyrë për të shitur produkte ushqimore dhe higjienike në sasi më të vogla dhe më të përballueshme. Por në Indonezi, ato zëvendësuan sistemet ekzistuese të blerjes me shumicë dhe ripërdorimit. Si pasojë, në vendin e Indonezisë shiten çdo ditë 5.5 milionë sacheta vetëm për detergjent, dhe çdo qytetar prodhon 4 kg mbetje sachetash çdo vit, sipas lëvizjes jo fitimprurëse “Plastic Diet”.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Problemi është që ndërtimi me shumë shtresa i sachetave plastika dhe metali i bën ato praktikisht të pamundura për t’u ricikluar. Sistemet e menaxhimit të mbetjeve të mbingarkuara i lëshojnë sachetat në mjedis, ku ato bllokojnë kanalizimet dhe kontribuojnë në përmbytje. Disa prej tyre digjen si karburant gatimi, duke lëshuar kimikate toksike që hyjnë në ajër dhe ushqim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto: Dinuka Liyanawatte/Reuters

Rrobat nga poliesteri, Gana dhe Kenia

Zakonisht nuk mendojmë për rrobat e hedhura si ndotje plastike. Por, midis 60% dhe 70% e tekstileve prodhohen nga fibra sintetike si poliestëri. Ky është një problem kur ato përfundojnë në deponitë e menaxhuara në vende si Gana dhe Kenia. Këto vende pranojnë rroba të dorës së dytë dhe stoqe të pa shitur që tregtohen nga BE-ja dhe MB. Sipas një hulumtimi nga Changing Markets Foundation, në Kenia, deri në gjysmën e këtyre rrobave hidhen, shpesh sepse ato janë shumë të dëmtuara për t’u veshur.

Hedhur në deponitë e hapura, rrobat gradualisht shkatërrohen dhe ndotin tokat dhe lumenjtë përreth. “Tregtia e këtyre rrobave të përdorura nga vendet e Veriut global në ato të Jugut global është, në një masë të madhe, eksport i mbetjeve plastike,” thotë Urška Trunk, menaxhere e fushatës në Changing Markets Foundation.

Në nivel global, më pak se 1% e fibrave të tekstilit riciklohen, ndaj Trunk është e shqetësuar për përdorimin në rritje të fibrave sintetike, veçanërisht nga 50 markat që janë identifikuar në raportin e saj. Njëra prej këtyre markave është Shein, e dashur nga adoleshentët, por, sipas Changing Markets Foundation, ka raportin më të lartë të fibrave sintetike ndaj atyre natyrale mes 50 markave të modës së shpejtë që u shqyrtuan: katër të pestat e prodhimit të saj janë bërë nga tekstile që bazohen në lëndë djegëse fosile. “Moda plastike është një problem dhe duhet trajtuar që në burim,” thotë Trunk.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shein ka përgjigjur duke thënë se “ne jemi të angazhuar të vazhdojmë përmirësimin e praktikave tona të qëndrueshmërisë”, dhe shtoi se po punon për të prodhuar fibra me ndikim të ulët, duke përdorur materiale të mbetura nga marka të tjera dhe duke kaluar në 31% poliestër të ricikluar në produktet me markën Shein.

foto:  Muntaka Chasant/Rex/Shutterstock

Shishe plastiket, ishujt Karaibe

Çdo vit, në pastrimin ndërkombëtar të brigjeve të Ocean Conservancy [ICC], një lloj mbeturine shfaqet rregullisht mes pesë artikujve më të grumbulluar: shishe pijesh plastike. Sidomos në Karaibe, vlerësohet se çdo kilometër ka 2,000 artikuj plastikë të hedhur, një e pesta e të cilëve janë shishe.

Të dhënat nga ICC tregojnë se vetëm në vitet 2022 dhe 2023, vullnetarët në Trinidad dhe Tobago grumbulluan 86,410 shishe plastike – pothuajse gjysma e gjithë mbetjeve plastike të mbledhura atje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Modelet e konsumit, të shoqëruara me kalimin nga shishet e qelqit të rinovueshëm në enë të njëpërdorimshme në vitet 1980, mund të shpjegojnë përmasat e këtij ndotjeje në Karaibe. Një pjesë e madhe e plastikës gjithashtu vjen nga vende të tjera dhe mbërrin në bregdetet e Karaibeve. Por ka gjithashtu rolin e prodhimit në rritje nga kompani si Coca-Cola, e cila shet më shumë se 100 miliardë shishe pijesh plastike çdo vit. Një studim i bazuar në 1,576 audite markash në 84 shtete tregoi se 11% e mbetjeve totale plastike të markës vinte nga Coca-Cola, më shumë se çdo kompani tjetër.

foto: WaterFrame/Alamy

Tetra Pak, Vietnam

Në një jetë që po bëhet gjithnjë e më e mbushur me plastikë, ka një ndjesi pozitive kur e pastron atë paketimin kartoni që mban qumështin, salcat e makarona dhe supat, dhe e vendos atë në kazan për riciklim. Shumica e këtyre paketimeve prodhohen nga kompania multinacionale e paketimit të ushqimeve, Tetra Pak. Produktet me shumë materiale mund të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u përpunuar dhe nivelet globale të riciklimit të Tetra Pak janë rreth 25%.

Megjithatë, kompania ka pretenduar se paketimet e saj janë “të thjeshta” për t’u ricikluar. Në vitin 2018, The Guardian bëri një hetim në Vietnamin që tregoi se sistemet e riciklimit ishin të papërgatitura për të përpunuar materialin kompleks, në kombinim me menaxhimin e kufizuar të mbetjeve. Kjo krijoi një skenar ku paketimet Tetra Pak mbulonin plazhet e vendit ose po digjeshin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto: Francesco Brembati/The Guardian

Leckat e lagura, Mbretëria e Bashkuar

Çdo vit, Mbretëria e Bashkuar hedh 11 miliardë lecka të lagura, por ky simbol i gjithanshëm i pastërtisë personale ka një anë ndotëse. Shumë lecka prodhohen me fibra sintetike si poliesteri, të cilat i duhen vite për t’u shpërbërë. Kur leckat hidhen në tualet, ato grumbullohen në kanalizime, duke mbledhur yndyrë dhe duke u ngjitur me mbeturina të tjera për të formuar “fatbergs” gjigantë që bllokojnë tubat – si monstër prej 35 tonësh që u nxor nga tubat e Londrës në maj.

foto: Marine Conservation Society/PA

Vitin e kaluar, Shoqata për Ruajtjen e Detit [MCS] pastruan 21,000 lecka të laguara nga plazhet e Mbretërisë së Bashkuar. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:dëmtimi i planetitGanaIdoneziaIshujt KaraibeMretëria e BashkuarplastikaPoliesteritop4Vietnam

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Artisti mbetet “i mahnitur” pasi Tom Cruise e takoi për të marrë portretin e tij
Artikulli i ardhshëm Musk njofton se do të krijojë një studio lojërash me Al

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?