Dwayne “The Rock” Johnson ka sqaruar se fiziku i tij impresionues si Maui në adaptimin live-action të filmit “Moana” nuk është rezultat i ndonjë transformimi natyral, por i një kostumi të specializuar.
Në një intervistë të fundit, aktori 52-vjeçar zbuloi detaje mbi procesin e krijimit të pamjes së tij si gjysmë-perëndia polineziane. Ai theksoi se për skenat e tij në këtë projekt, kishte përdorur një kostum trupor të përpunuar, i cili kërkonte disa orë për t’u veshur çdo ditë. Dwayne ka shprehur:
“Kur njerëzit thonë ‘je shëndoshur’, kjo më gëzon sepse nuk mund ta dallojnë që është i rremë”, tha ai.
Ky koment i tij erdhi pas spekulimeve që kishin shpërthyer mes fansave, të cilët dyshonin për përdorimin e një kostumi trupor për të arritur pamjen e tij epike si Maui. Në pamjet e para të tij në Hawaii, ku ai u paraqit me tatuazhe të karakterit, grepin magjik dhe një veshje tradicionale polineze, fansat filluan të mendojnë se mund të ishte përdorur një kostum i tillë për të realizuar pamjen e trupit të tij.

Johnson ka deklaruar se ai është shumë i kënaqur me rezultatet e transformimit dhe se ka përqafuar me shumë pasion rolin e Maui-t, duke e sjellë në jetë me shumë detaje të kujdesshme, përfshirë flokët e gjatë, aksesorët tradicionalë dhe tatuazhet që e bëjnë personazhin të duket sa më i vërtetë.
Përpos kostumit trupor, është raportuar se për rolin e Maui-t, Johnson ka punuar ngushtë me ekipin e dizajnit dhe regjisorët për të krijuar një imazh të besueshëm dhe autentik të këtij personazhi mitologjik. Ndërsa filmin e parë të “Moana” e shohim në versionin animuar, ky projekt live-action pritet të jetë një rikrijim i detajuar dhe tërheqës për fansat e këtij projekti të dashur.

Filmi i ri “Moana” live-action, pritet të dalë në vitin 2026 dhe ka shkaktuar shumë entuziazëm në mesin e tifozëve të filmit origjinal. Të apasionuarit pas filmit shpresojnë se ky version do të ruajë frymën dhe magjinë e aventurës origjinale, ndërsa do të sjellë një eksperiencë vizuale edhe më të pasur./TAR