katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    IKShPK apelon tek qytetarët: Uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije
    3 hours ago
    Zgjedhjet lokale, KQZ-ja përcakton numrin e fletëvotimeve
    7 hours ago
    Pagesat me kartë arrijnë nivelet më të larta historike, të nxitura nga turizmi
    7 hours ago
    Osmani të martën dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Luksemburgu jep 1 milion euro për mbështetjen e bizneseve në energjinë e pastër në Kosovë
    4 hours ago
    Musa Kamenica në seancën e parë si Kryetar i Kuvendit të Qytetit të Lozanës
    5 hours ago
    FSK pranon fluturaket pa pilot “Puma” nga SHBA
    5 hours ago
    Orari i ndeshjeve të Kosovës në Parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    7 hours ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    10 hours ago
    Sopranoja Besa Llugiqi sonte në skenën e Fortezza Vecchia në Itali
    10 hours ago
    “Djali” triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    6 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    5 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    10 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    5 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    5 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dy filma nga Kosova në festivalin prestigjioz të Finlandës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Dy filma nga Kosova në festivalin prestigjioz të Finlandës

Last updated: 03/02/2025 10:57 AM
100 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA

“Pesë stinët e fëmijërisë sime”, nën regji dhe me skenar të Besim Ugzmajlit, ka nisur rrugëtimin e shfaqjeve me premierë ndërkombëtare. Projekti unik ku ambienti e objektet janë reale, ndërsa karakteri është i animuar, e ka stacion të parë në festivalin prestigjioz të filmit të shkurtër “Tampere Film Festival” në Finlandë. Në garën ndërkombëtare të ngjarjes me traditë 55-vjeçare është edhe filmi “Rrugës” i Samir Karahodës që, si “Pesë stinët…”, trajton tematika nga ngjarjet që u kanë ndodhur vetë autorëve, shkruan KOHA.

Filmi i shkurtër “Pesë stinët e fëmijërisë sime”,  nën regji dhe me skenar të Besim Ugzmajlit, ka nisur rrugëtimin e shfaqjeve me premierë ndërkombëtare. Projekti unik ku ambienti e objektet janë reale, ndërsa karakteri është i animuar, e ka stacion të parë festivalin prestigjioz të filmit të shkurtër “Tampere Film Festival” në Finlandë. Në garën ndërkombëtare të ngjarjes me traditë 55-vjeçare është edhe filmi “Rrugës” i Samir Karahodës që, si “Pesë stinët…”, trajton tematika nga ngjarjet që u kanë ndodhur vetë autorëve.

Dy filmat nga Kosova janë pjesë e programit të një prej tri festivaleve më të mëdha të filmit të shkurtër në Evropë. Filmi “Pesë stinët e fëmijërisë sime” i zhanrit eksperimental, animacion dhe dokumentar në mënyrë artistike e shpalos fëmijërinë e Ugzmajlit.

Mundesh me e lexu edhe…

Ai është shprehur se premiera e filmit në “Tampere Film Festival” është jashtëzakonisht e rëndësishme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Por sigurisht, është shumë e rëndësishme që filmat e shkurtër të përzgjidhen në këso festivale të këtij niveli. Filmat e shkurtër kryesisht qëllim kanë festivalet e rëndësishme dhe ‘Tampere Film Festival’ gjithmonë është në top festivalet më të rëndësishme të filmit të shkurtër në botë. Prandaj sigurisht që rëndësia për ne krijuesit e këtij filmi është e jashtëzakonshme”, ka thënë Ugzmajli në një përgjigje me shkrim për KOHËN, duke bërë të ditur se do të jetë prezent në premierë.

“Po, do të shkoj në premierën e filmit dhe rëndom ka pyetje dhe përgjigje pas secilit film në këtë festival”, ka treguar ai.

Edicioni i 55-të i festivalit sivjet mbahet prej 5 deri më 9 mars. Ende nuk është publikuar programi i plotë i festivalit që mbahet në qytetin Tampere, në jug të shtetit nordik. Konsiderohet si qendra më e rëndësishme urbane, ekonomike dhe kulturore në gjithë Finlandën.

Për Ugzmajlin, vetë përzgjedhja e filmit është sukses më vete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duhet të kemi parasysh që përzgjedhja në këtë festival është njëfarë suksesi më vete dhe është bërë në mes të mijëra filmave të tjerë, kështu që këtë e konsiderojmë njëfarë suksesi. Pritje të veçanta nuk kemi, por sigurisht që secili vlerësim do të ishte shumë i mirëseardhur”, është shprehur ai.

“Pesë stinët…” pozicionohet si dokumentar biografik i animuar. Xhirimet kanë zgjatur më shumë se një vit, ndërsa imazhet lëvizëse në të paraqesin lokacione që definojnë banimin, shkollimin e pasionin e asaj kohe të karakterit në film.

Ngjarjet zhvillohen në Kosovën e viteve ’90, ku fëmijërinë e Ugzmajlit e përcjellin ngjarjet dramatike të asaj kohe në vend.

Ugzmajli, që është vetë karakteri i animuar në film, ka thënë se pritet të rrugëtojë nëpër festivale, përfshirë edhe ato në Kosovë për premierë vendore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
View this post on Instagram

A post shared by Besim Ugzmajli (@besim.ugzmajli)

“Po filmi do të ketë një pjesëmarrje solide edhe në festivale të tjera, me të cilat po merret distributori i festivali… Kam aplikuar në festivalet tona të rëndësishme këtu në Kosovë, dhe nëse përzgjidhet, sigurisht premiera do të duhet të ishte brenda këtij viti”, ka thënë regjisori Besim Ugzmajli.

Janë veç katër stinë, por kur tjetra në radhë përsëritet, e shfaq protagonistin më ndryshe. Në film përmbyllet ky cikël i stinëve dhe vazhdon në stinën tjetër në radhë si dëshmi se e njëjta e gjen njeriun në një tjetër shkallë. Vetë krijuesin e filmit. Ai është personazhi dhe rrëfimi në filmin 15-minutësh që ndërtohet mbi fëmijërinë e tij.

Ka diçka tejet unike në filmin e Ugzmajlit për aq sa ambienti e objektet janë reale, ndërsa karakteri që e portretizon vetë atë, vjen i animuar. Në këtë formë ai e ka ndërtuar figurën e tij lëvizëse në film duke dokumentuar kujtimet mbi të cilat e ndërton krejt rrëfimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Animacionet i ka punuar Flaka Kokolli bashkë me Salome Samadbegishvili dhe Giorgi Gabisonia.

Kapitulli i radhës i rrëfimit nga Kosova nëpërmjet ekranit do të jetë filmi i shkurtër “Rrugës” i Samir Karahodës. Ai ka histori të mëparshme në këtë festival. Filmi i tij i shkurtër “Në mes” qe pjesë e programit të ngjarjes në vitin 2019.

“Jam për herë të dytë aty me film të shkurtër, gjë që më vjen mirë. Gjithashtu edhe që e prezantojmë vendin me dy filma nga Kosova. Normalisht të jemi midis përzgjedhjes që është bërë me dy filma është sukses i kinematografisë sonë që vlen të përmendet. I uroj suksese edhe Besimit dhe më vjen mirë që filmi i tij merr pjesë”, ka thënë Karahoda në një përgjigje për KOHËN.

Më tej e ka vlerësuar të rëndësishme pjesëmarrjen e filmit në këtë festival.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Festivali i Filmit në Tampere është goxha i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht ku prej kategorisë ndërkombëtare nominojnë filma për Oscar dhe në Akademinë Evropiane të Filmit. Është festival me traditë e me program jashtëzakonisht të pasur me filma të shkurtër”, ka thënë Karahoda.

Festivali i Filmit në Tampere zhvillohet çdo vit në muajin mars. Është një nga tri festivalet më të mëdha të filmit të shkurtër në Evropë, së bashku me “Clermont-Ferrand” në Francë dhe “Oberhausen” në “Gjermani”.

“Shfaqjet dhe ngjarjet e festivalit tërheqin përafërsisht 30 mijë vizitorë. Afro 800 profesionistë të akredituar të industrisë së filmit marrin pjesë në festival, ai ka rreth 40 staf dhe mbi njëqind vullnetarë. Festivali shfaq rreth 400 filma”, shkruhet në uebfaqen e festivalit.

“Rrugës” ka për temë një ngjarje reale. Rrugës një baba me të birin prekin temën e migrimit. Ky i fundit duket i pikëlluar që trajnerit të tij i është dashur të ikte nga Kosova. Ai pret me padurim të marrë një dhuratë, por në doganë ndeshet me një pagesë të majme. Babait me pikëllim i duhet t’i thotë se dhurata nuk kishte arritur ende. Luajnë i biri i regjisorit, Miron Karahoda, dhe Ylber Mehmeti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur në gushtin e kaluar qe dhënë premierë kombëtare në edicionin e 23-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” në Prizren, që edhe e kishte mbyllur ngjarjen, Karahoda pati rrëfyer se krejt historia në film është përkthyer në gjuhë filmi. Se është ngjarje e vërtetë. I kishte ndodhur njëjtë kur kishte fituar një çmim ndërkombëtar dhe në Kosovë i kishte arritur nëpërmjet postës.

Me filmin që qe në garë në Festivalin e Cannes ku kishte edhe premierën botërore, Karahoda veçse po merr pjesë në festivalin e dytë më të madh në Francë sa i përket pjesëmarrjes së publikut – në “Clermont-Ferrand”. Të shtunën mbrëma “Rrugës” e pati shfaqjen e parë atje.

“Mbrëmë ka qenë shfaqja e parë në Clermont Ferrand në një prej kinemave mbase më të mëdha në Francë me një mijë e 377 ulëse që ka qenë pothuajse përplot. Reagimet pas shfaqjeve kanë qenë shumë të mira. Pas Cannes, është festivali i dytë në Francë që ka më së shumti shikues, diku mbi 250 mijë brenda një jave. Edhe ky është një sukses për kinematografinë tonë, të jem pjesëmarrës në mesin e  filmave nga të gjitha vendet e botës, sikurse edhe audienca vjen nga e gjithë bota”, ka thënë Samir Karahoda në një telefonatë nga qyteti Clermont-Ferrand ku po zhvillohet programi i festivalit që vijon deri më 8 shkurt.

Sot (e hënë) e ka terminin tjetër, në orën 12:30 ku Karahoda do të jetë i pranishëm për të biseduar me publikun. Në këtë festival do të shfaqet edhe gjashtë herë të tjera./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Djali” triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nis sot Festivali i Teatrove në Suharekë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nënshkruhet marrëveshja KIESA–LuxDev për energji të pastër
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Në Kosovë, moti i ngrohtë në fillim të javës, reshje shiu nga e enjtja
TAGGED:FInlandelajme të miraRrugesSamir KarahodaTampere Film Festivaltop2tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si do të jetë bota pas 5 vjetësh me Inteligjencën Artificiale?
Artikulli i ardhshëm Kosova prezanton përfitimet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Luksemburgu jep 1 milion euro për mbështetjen e bizneseve në energjinë e pastër në Kosovë

4 Shikime
Lajme të mira

Musa Kamenica në seancën e parë si Kryetar i Kuvendit të Qytetit të Lozanës

12 Shikime
Lajme të mira

FSK pranon fluturaket pa pilot “Puma” nga SHBA

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?