katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ritmi që shëron: pse vallëzimi po fiton vëmendjen e shkencës
    1 second ago
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    8 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    19 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    22 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    19 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes

Last updated: 16/10/2025 12:22 PM
71 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustrim
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes

Në vitin 2012, Xhevahire Haziri nga fshati Zborc i Komunës së Shtimës kishte filluar për herë të parë të merrej me bujqësi. Fillimisht kishte mbjellë vetëm 10 ari me dredhëza, por pas suksesit të parë, një vit më vonë ajo shtoi sipërfaqen në 60 ari.

“Në fillim punuam me shumë vështirësi, por dashuria për punën në tokë na ka mbajtur gjithmonë të motivuar,” rrëfen Xheva Haziri, kultivuese dhe përpunuese e pemëve e perimeve.

Në vitin 2017, gjatë një panairi bujqësor, ajo prezantoi për herë të parë reqelat e dredhëzave. Pikërisht aty, përveç kërkesave për reqel, Xhevahirja mori shumë interesim edhe për turshi, çka e shtyu të fillojë një drejtim të ri të përpunimit të perimeve.

Mundesh me e lexu edhe...

Spotify tani ka më shumë se 750 milion përdorues aktivë në muaj

“Filluam me vetëm tre kavanozë turshi. Përpunimin e bënim në kushte shumë të vështira, por kërkesat rriteshin çdo vit,” tregon ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me rritjen e kërkesave, familja Haziri vendosi të zgjerojë hapësirat për përpunim me mjete vetanake. Krahas pemëve që i kthejnë në reqel, më së shumti përpunojnë tranguj, speca somborkë dhe speca fafaronë, të gjitha të kultivuara në sasi të mëdha nga vetë ata.

“Sekreti i shijes së mirë të turshive tona është në sasinë e përdorur të uthullës dhe përzgjedhjen e kujdesshme të perimeve,” shton Xhevahire Haziri.

Në procesin e përpunimit, përveç Xhevahires dhe nuses së djalit, janë të angazhuara edhe tri punëtore sezonale. Makineritë e fituara përmes organizatave ndërkombëtare ua kanë lehtësuar dukshëm punën.

Djali i saj, Trimor Haziri, kujdeset për kultivimin e perimeve së bashku me babain.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Aktualisht kultivojmë perime në rreth një hektar tokë, në hapësira të mbrojtura dhe në fushë të hapur,” tregon Trimori.

Ai shton se ndryshimet klimatike kanë ndikuar disi në rasadim, por në përgjithësi gjendja e bimëve ka qenë e mirë këtë vit. Edhe sëmundjet e perimeve, sipas tij, kanë qenë më të pakta krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa temperaturat e larta të verës kanë rritur nevojën për ujitje të shpeshtë.

 “Kemi më shumë problem me mungesën e fuqisë punëtore gjatë vjeljes, sesa në përpunim,” thekson Trimori.

Për nevojat e konservimit, familja Haziri prodhon vetë sasinë e mjaftueshme të specit fafaron, ndërsa për perimet tjera furnizohet edhe nga fermerët përreth. Turshitë e tyre sot shiten në rreth 30 pika të ndryshme tregtare brenda vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Shitja nuk na ka munguar kurrë. Përkundrazi, kemi më shumë kërkesa sesa sasi për t’i plotësuar,” thotë me krenari Trimori Haziri.

Familja Haziri synon që në të ardhmen, përmes granteve, të zgjerojë kapacitetet prodhuese dhe përpunuese. Ata kanë aplikuar për mbështetje financiare, por janë refuzuar për shkak të një gabimi teknik në dokumente. Sidoqoftë, nuk dorëzohen.

“Subvencionet duhet të përfshijnë edhe elemente bazike si kavanozët, sepse ato janë pjesë thelbësore e prodhimit,” thekson Xhevahire Haziri.

Ashtu si nëna e tij, edhe Trimori është i bindur se bujqësia është një mundësi e madhe për të ardhmen.

“Të merresh me këtë veprimtari është shumë më e leverdishme sesa të marrësh rrugën e Evropës,” përfundon ai./Katror.info

TAGGED:bujqesiafurnizimiGratelajme të mirandermarrjet e voglatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta
Artikulli i ardhshëm Pse udhëtimi vetëm ndryshon mënyrën se si e shohim botën?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

2 Shikime
Life Style

WhatsApp sjell thirrjet zanore dhe video në versionin Web

1 Shikim
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?