katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    8 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    11 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    11 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    8 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    11 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    12 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    11 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: EcoZ dhe aktivistët – thirrje për ndalimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

EcoZ dhe aktivistët – thirrje për ndalimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit

Last updated: 04/07/2024 10:03 PM
196 Shikime
Shpërndaje
Foto: EkoZ/Facebook

Malet e Sharrit, ekosistemi e lumenjtë mund të mos duken njëjtë, nëse vazhdohet me ngritjen e hidrocentraleve në zemër të këtij parku kombëtar.

Në këtë park janë ngritur tashmë katër hidrocentrale, sipas aktivistëve të gjelbër  në mënyrë të paligjshme, duke rënë ndesh me Ligjet për Mbrojtjen e Parqeve Kombëtare.

Për të ngritur zërin në ruajtje të parkut kombëtar të Sharrit, në Brezovicë, EcoZ në bashkëpunim me Riverëatch, OJQ-të lokale dhe me aktivistët mjedisorë po bëjnë thirrje për heqjen e këtyre strukturave që cenojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në ujë të pijes, cenimin e qindra llojeve shtazore dhe bimore, shëruese, mjekuese dhe esenciale për jetën e njeriut.

Foto: EkoZ/Facebook

Mundesh me e lexu edhe…

“Sot jemi mbledhë me lansu kampanjën tonë, të cilën e kemi fillu qysh para një muajit, po sot e kemi edhe thirrjen e dytë me bo, që ka të bëjë me ndalimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shkronjat e vendosura në këtë hapësirë janë si një thirrje për institucionet  tona, për median ndërkombëtare, për shikuesit, për udhëtarët e ndryshëm, edhe për çdo qytetar të mundshëm të Kosovës, që ta dijë se në Parkun Kombëtar të Sharrit vazhdojnë të jepen lejet për hidrocentralet”, u shpreh Egzona Shala Kadiu, drejtuese EcoZ.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

Egzona synon që të shtrijë në Kosovë, fushatën e sukseshme në Shqipëri për mbrojtjen e lumit Vjosa, për të cilin ngriti zërin edhe aktori i Hollywood-it Leonardo Di Caprio. Vjosa u shndërrua në park kombëtar, në mënyrë që të ruhet si ndër lumenjtë e rrallë të egër në Evropë. Por, ironia qëndron se Malet e Sharrit janë park kombëtar, por nuk po i shpëtojnë cenimit nga hidrocentralet.

“Realisht, t’u bazu në faktin që ka pas shumë sukses si kampanjë e tillë e kemi provu që edhe na në Kosovë ta rrisim një lloj aktivizmi qytetar të mjedisit, siç po e shihni edhe plot qytetarë na u kanë bashkangjitë, aktivista kryesisht, të cilët me shpresën dhe me vullnetin që ta shohin parkun e Sharrit pa hidrocentrale kanë ardhë dhe kemi qëndru këtu me ditët tana. Kjo kampanjë është veç fillimi i një rrugëtimi shumë të gjatë tonin që na po mendojmë me bo, derisa të jemi të sigurt që Parku Kombëtar i Sharrit nuk do të ketë hidrocentrale”, shtoi tutje Shala-Kadiu.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

E aktivistë nga vende të ndryshme të Kosovës nuk hezitojnë të ngjiten në majën më të lartë të Brezovicës për të treguar ndjeshmërinë që duhet ta kemi secili nga ne për ruajtjen e natyrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duke e pa që jam e Obiliqit dhe dihet se Obiliqi çfarë ambienti ka, kam dashur që në Kosovë mos të ndodhë si në Obiliq, në tjera pjesë të Kosovës, dhe kam dashtë me u bashkëngjit kësaj iniciative qytetare në aktivizëm, të mbrojmë ambientin dhe vendin ku ne jetojmë e pikërisht ta mbrojmë Sharrin, që është pasuria më e madhe e Kosovës”, u shpreh Zelushe Kelmendi nga Qendra Rinore në Obiliq.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

“Arsyeja pse kam ardhë sot nga Peja është duke u nisur nga thënia se pa ujë nuk ka jetë, atëherë, për këtë arsye jam këtu për me i mbrojtë paqet tona kombëtare. Duke marrë parasysh se vendi jonë ka vetëm njëmijë e gjashtëqind metër kub për vit për kokë të banorit, një sasi shumë e vogël, nuk kemi ujë të mjaftueshëm që ne ta fusim në gypa dhe ta humbim. Dhe përveç kësaj, jemi në një park kombëtar, ku është për një arsye pse është shpallur, sepse ka vlera shumë të larta natyrore, duke përfshirë florë, faunë, burime ujore dhe për këtë arsye ne duhet t’i mbrojmë, që të mos i fusim ujin në gypa dhe t’i ruajmë ato”, tha Dijesa Morina nga Lets Do it Peja.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

Sipas aktivistëve ndërhyrja e paligjshme në zonën e mbrojtur të parkut duke ndërtuar katër hidrocentrale shkel drejtpërdrejt Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, i cili ndalon shfrytëzimin ekonomik të të mirave të natyrës – në këtë rast ujin në Parqet Kombëtare, duke shkaktuar dëme serioze në jetën e banorëve vendas dhe duke dëmtuar habitatet natyrore dhe biodiversitetin, të cilat janë shtëpia e specieve të rrezikuara në park.


“Qytetarët duhet të vetëdijësohen edhe duhet ta ruajnë natyrën, se ne vetëm një Kosovë e kemi. E kjo është Kosova jonë që duhet ta mbrojmë na. Na frikë kemi dalë prej luftës edhe jemi t’u e shkatërru vetë.Në radhë të parë janë institucionet që lëshojnë leje në vendin që s’duhet të lëshohet leja dhe e dyta janë ë kompanitë të pandërgjegjshëm, që dojnë me përfitu prej secilit cep të Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë pasoja do të bëheshin”, u shpreh Remzi Leka nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit, “Gjethi”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Banorët vendas nga zona e Shtërpcës kanë organizuar më shumë se 80 protesta gjatë viteve. Sipas aktivistëve, zëri i tyre u injorua nga institucionet, dhe nuk u ndërmor asnjë veprim në këtë kauzë që 3 vite. Por, shpresë ka se me aktivizëm qytetar gjërat lëvizin në drejtim të duhur.

“Protestat kanë shumë efekt. Shoqëria civile në Republikën e Kosovë është shumë e konsoliduar. Ne jemi një rrjet i organizatave joqeveritare. Kjo kampanjë faktikisht është edhe pjesë e një kampanje më të madhe evropiane, në të cilën ne synojmë që ta ngrijmë vetëdijen jo vetëm në Republikën e Kosovës, po edhe më gjerë ku probleme të ngjashme kanë pasur edhe popujt e tjerë, deri më tani kemi rezultate të kufizuara në këtë aspekt, dhe shpresojmë se me këtë kampanjë do të arrijmë në rezultate më të mira, t’i ndalim definitivisht këto hidrocentrale që të mos ndërtohen në Republikën tonë”, u shpreh Valon Raka nga OJQ Gjethi.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

Parku i Sharrit shtrihet në Kosovë 1100 km2 dhe Maqedoni të Veriut 500km2, por dallimi është në numrin e Hidrocentraleve. Përderisa atje tashmë janë larguar shtatë hidrocentralet që ekzistonin në Park, sipas EcoZ në Kosovë vazhdon dhënia e lejeve mjedisore për to.

“Nisur nga fakti që në pjesën matanë Sharrit, në pjesën ku shtrihet një pjesë e Sharrit në territorin e Maqedonisë së Veriut kanë qenë duke operuar shtatë hidrocentale dhe me kundërshtimin e banorëve të zonës, ato të gjitha kanë arritur që të mbyllen. Ne kemi shpresa të mëdha që së bashku do të arrijmë që të kthejmë dhe të ruajmë këtë pjesë nga dëmtimi që po i bëhet nga hidrocentralet”, u shpreh Veton Raci, aktivist i mjedisit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas të dhënave në internet, flora e Parkut Kombëtar të Sharrit përfaqësohet nga 1558 specie të bimëve vaskulare. Fauna përfshin 32 lloje të gjitarëve, 200 lloje të zogjve, 13 lloje të zvarranikëve, 10 lloje të amfibeve, 7 lloje të peshqve dhe 147 lloje të fluturave. Dhe kush jemi ne që ta prishim këtë habitat:

“Na i takojmë natyrës. Jo, natyra nuk është e jona, na nuk posedojmë. Na e kemi me qira për një jetë të shkurtër mbi këtë tokë, që është e falur, e falur nga krijuesi, ne na duhet me e mirëpërdorë, jo me e keqpërdorë”, u shpreh Abaz Recica, aktivist i mjedisit.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

Egzona e EcoZ premton se do t’u qëndrojë afër banorëve, ndërsa synon ndërkombëtarizimin e fushatës për ndalimin e hidrocentraleve dhe mbrojtjen e zemrës blu të Parkut.

“T’i ndalojmë hidrocentralet në parqet kombëtare. Nuk ka park kombëtar në botë me hidrocentrale. Po na e kemi realitetin pak më ndryshe, kështu që nuk i takon asnjë hidrocentrali të jetë në park kombëtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky është njëri ndër aktivitetet tona që sigurisht do t’i plasojmë dhe do t’i vazhdojmë me ndryshime të ndryshme, po të jemi vigjilentë ndaj Ministrisë, sepse dy prej hidrocentraleve janë në pajisur me leje mjedisore.

I fundit i është refuzu shkaku që pikën marrëse e ka në Parkun Kombëtar. Në hidrocentralin e fundit tjetër, sepse katër janë këtu, jemi duke kërku qasjen në dokumente dhe duke kërku që të jemi në proces vendimmarrës edhe ne, se na takon e drejta, por që fatkeqësisht nuk po e gjejmë këtë bashkëpunim dhe kjo është njëra ndër thirrjet që po provojmë t’i dërgojmë jo vetëm si individë, si organizata, po si tërësi, si çdo qytetar i Kosovës që parqet kombëtare të mos kenë hidrocentrale, nuk është esenca e parkut kombëtar me pasë ndërtime, e lëre më hidrocentrale”, shtoi tutje Shala – Kadiu.

Hidrocentralet që janë ndërtuar në zonën e Parkut janë Sharri, Viça, Shtrpca dhe Brezovica. Dikush mund të argumentojë se hidrocentralet të paktën nuk e ndotin ajrin, sikur që ndodh me termocentralet që në Kosovë përdorin qymyr për prodhimin e energjisë elektrike.

AKTIVISTËT NË BRECOVICË | Foto: EcoZ/Facebook

“Më së pari, fakti pse ne jemi kundër hidrocentraleve është sepse Kosova nuk ka sasi të mjaftueshme të ujit për ato hidrocentrale. Edhe në momentin që janë dhënë lejet për hidrocentrale nuk ka pasur një kontroll se sa sasi e ujit merret nga hidrocentrali. Shfrytëzimi i ujit është fillimisht për pije në bazë të kriterit qysh shkon si produkt, në rast se konsiderojmë pije, amvisëri, bujqësi, mandej vjen energjia.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çka ndodh në realitet është që primare i jepet energjisë e i cenohet e drejta për ujë e të pijes çdo qytetarit, e sidomos qytetarëve të Bitisë dhe të Shtërpcës.

Është vërtetu që s’kemi ujë, qymyri është i dëmshëm, kemi mjaftueshëm diell, 260 ditë mjaftueshëm janë për një vend si na kemi mjaftueshëm erë. Duhet shteti edhe na si qytetarë me u orientu tek energjia e ripërtëritshme. E thënë shkurt, ujë nuk kemi të mjaftueshëm nëse nuk i sigurojmë edhe prej reshjeve atmosferike dhe nuk e ruajmë qat ujë as për pije, e sidomos me ndryshimet klimatike e me të gjitha këto, edhe janë qindra efekte negative në ekosistem, sepse hidrocentrali kur ndërtohet e prish rrjedhën e ujit e vendos në gypa. Krejt parku ushqehet me ujin e hidrocentraleve, kafshët, bimët, mikroorganizmat edhe organizmat e tjerë për qat arsye është park, se janë disa kritere, por kryesorja është që i prodhon mushkënitë apo ajrin, si mushkënitë e një vendi”, përfundoi Shala – Kadiu.

Ndërsa aktivistët e pandalshëm vendosin shkronjat në anglisht Sharr Park, No Dams, bëjnë thirrje që të mbrohen Malet e Sharrit nga hidrocentralet dhe të ruhet ky park kombëtar për brezat e ardhshëm. Nëse nuk veprohet tash, rreziku ekziston të humbet bukuria natyrore, uji i pijshëm dhe biodiversiteti i pasur. Andaj, koha për të vepruar është tani – për të mbrojtur dhe ruajtur Malet e Sharrit!/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
TAGGED:aktivizmi mjedisoraktivizmi qytetarEgzona Shala KadiuEkoZhidrocentraletlajme të miraMalet e Sharritmbrojtja e parkut kombetar te SharritMjedisitop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18
Artikulli i ardhshëm “Birmingham Live”: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë, krahas Spanjës dhe Greqisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

18 Shikime
Lajme të mira

“Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?